Kërko

2023.10.28 Sinodo dei Vescovi - XX Congregazione Generale 2023.10.28 Sinodo dei Vescovi - XX Congregazione Generale

Sinodi: kard. Grech, Kisha po krijon hapësira për të gjithë

"Kisha po krijon hapësira për të gjithë, pa përjashtuar askënd, sepse këtë dëshiron Jezusi. Askush nuk mund e nuk duhet të ndihet i përjashtuar apo i papranuar". Me këto fjalë, kardinali Mario Grech, sekretar i përgjithshëm i Sinodit të Ipeshkvijve, prezantoi në një konferencë për shtyp Raportin përmbledhës të fazës së parë të Sinodit që përfundoi dje në mbrëmje në Vatikan

R.SH. / Vatikan

Sinodi i Ipeshkvijve miratoi të gjithë paragrafët e dokumentit përmbyllës me një shumicë të cilësuar prej 2/3, megjithatë pati disa 'jo', veçanërisht për çështjen e celibatit të meshtarëve (55) dhe për çështjen e leadershipit femëror në Kishë (69). "Votimet – tha kardinali Mario Grech, sekretar i përgjithshëm i Sinodit të Ipeshkvijve - konfirmojnë se ka pika a çështje të hapura. Por të gjitha çështjet u votuan me shumica e cilësuar prej 2/3”.

Teksti përmbledhës i Sinodit është paraqitur në 42 faqe, 3 pjesë (Fytyra e Kishës sinodale", "Të gjithë dishepujt, të gjithë misionarët", "kultivimi i lidhjeve, ndërtimi i komuniteteve") dhe çdo paragraf ndahet në konvergjenca, çështje që duhen trajtuar dhe propozime të tekstit përmbledhës të Sinodit mbi sinodalitetin, ose më mirë mbi bashkimin, misionin dhe pjesëmarrjen.

Papa Françesku, në përfundim të punimeve të Sinodit, kujtoi se protagonist i Sinodit është Shpirti Shenjt Zot dhe përfundimet e tekstit nënvizojnë se "Fjala e Zotit është më shumë se fjala e Kishës" dhe se "sot, në një kulturë të luftës për epërsi dhe fiksim pas dukshmërisë, Kisha është e thirrur të përsërisë fjalët e Jezusit, t'i kthejë ato në jetë me të gjithë forcen e tyre”.

"Kisha po krijon hapësira për të gjithë, pa përjashtuar askënd, sepse ky është vullneti dhe këtë dëshiron Jezusi. Askush nuk mund e nuk duhet të ndihet i përjashtuar apo i papranuar". Me këto fjalë, kardinali Mario Grech, sekretar i përgjithshëm i Sinodit të Ipeshkvijve, prezantoi në një konferencë për shtyp Raportin përmbledhës të fazës së parë të Sinodit që përfundoi” dje  pas katër javë pune të ngjeshur mbajtur gjatë këtij muaji tetor në Vatikan. "Në përfundim - shtoi kard Grech - ishte një gëzim i madh. Kjo përvojë nuk përfundon sot, por do të vazhdojë".

Nga ana tjetër, kardinali Jean Claude Hollerich, relator i përgjithshëm i Sinodit vërejti: "Rezistencat nuk janë aq të mëdha sa mendohej më parë. Jam i kënaqur me rezultatet. Në çdo rast, të gjitha paragrafët janë miratuar”. Kardinali Hollerich shtoi: “Dokumenti i përpiluar ka të bëjë me diçka mbi të cilën duhet ndërtuar Kishën, mendoj se bëmë mirë që u përqendruam mbi çështjet për të cilat jemi dakord dhe pastaj të ecim përpara, sepse ky Sinod është ende një proces që duhet ndjekur. Kjo nuk do të thotë se një Kishë sinodale do të mirëpresë gjithçka, por është e rëndësishme të ketë një hapje. Unë jam i sigurt se Kisha do të gjejë përgjigjet me të cilat shumica e njerëzve pajtohen". "Të gjithë kanë qenë të lumtur, u ndjenë pjesë e diçkaje të madhe - përfundoi relatori i përgjithshëm i Sinodit, Kardinali Jean-Claude Hollerich -. Besoj se njerëzit do të kthehen në shtëpi me zemra plot shpresë, me shumë ide".

29 tetor 2023, 09:18