Kërko

Papa saluto Card. Ernest Simoni a Messa Santa Marta Papa saluto Card. Ernest Simoni a Messa Santa Marta

Papa falënderon Kard. Ernest Simoni për dëshminë, me rastin e 60-vjetorit të arrestimit

Papa kardinalit shqiptar Simoni: "Dëshiroj t’Ju shpreh afërsinë time shpirtërore me rastin e 60-vjetorit të arrestimit tuaj. Faleminderit për dëshminë, faleminderit për çka bëre e bën për Kishën. Vijo të jesh ikona gëzimplote e dashurisë së Krishtit, Bariut të Mirë, që flijoi jetën për të gjithë. Duke Ju uruar Krishtlindje të Shenjta, ju jap me gjithë zemër bekimin tim, të cilin e shtrij edhe mbi të gjithë ata të cilët ndajnë me ty këtë çast hiri".

R.SH. / Vatikan

Papa Françesku i shpreh afërsinë shpirtërore kardinalit Ernest Simoni, sot, kur mbushen 60-vjet nga arrestimi i tij nga regjimi komunist në Shqipëri, duke i uruar përzemërisht Krishtlindjen.

Françesku falënderon Kard. Ernest Simoni për dëshminë, dhënë për Kishën  

Letra Papëa dërguar kardinalit Simoni
Letra Papëa dërguar kardinalit Simoni

Më poshtë, Letra papnore:

Nga Vatikani 30 dhjetor 2023

 

I dashur Vëlla,

Dëshiroj t’Ju shpreh afërsinë time shpirtërore me rastin e 60-vjetorit të arrestimit tuaj. Faleminderit për dëshminë, faleminderit për çka bëre e bën për Kishën. Vijo të jesh ikona gëzimplote e dashurisë së Krishtit, Bariut të Mirë, që  flijoi jetën për të gjithë.

Duke Ju uruar Krishtlindje të Shenjta, ju jap me gjithë zemër bekimin tim, të cilin e shtrij edhe mbi të gjithë ata të cilët ndajnë me ty këtë çast  hiri. Lutuni për mua, ashtu si e edhe unë do të lutem për Ju e të dy do të lutemi për paqen në botë.

Vëllazërisht

Françesku

(firma)

___________________

Kardinalit Ernest Simoni

Firence  

24 dhjetor 2023, 13:24