Dhimbja e Papës, viti ri hapet nën shenjën e konflikteve dhe ndarjeve

Sot paradite në orën 10:00, në Sallën e Bekimit (Aula della Benedizione), Papa priti trupin diplomatik të akredituar pranë Selinë së Shenjtë për takimin tradicional për shkëmbimin e urimeve për vitin e ri dhe kujtoi shqetësimet e bashkësisë ndërkombëtare në fillim të një viti gjatë të cilit do të dëshironim të shihnim paqen, po mjerisht në vend të saj, viti ri hapet me konflikte dhe ndarje.

R.SH. / Vatikan

Papa priti sot paradite në Vatikan trupin diplomatik të akredituar pranë Selisë së Shenjtë dhe menjëherë vuri në pah shqetësimin e tij për konfliktet në botë: ''Falënderoj, në mënyrë në veçantë, Shkëlqesinë e Tij Ambasadorin George Poulides, Dekanin e Trupit Diplomatik, për fjalët e përzemërta, të cilat shprehin mirë shqetësimet e bashkësisë ndërkombëtare në fillim të këtij viti gjatë të cilit ne do të dëshironim të shihnim paqen, po mjerisht në vend të saj, viti ri hapet me konflikte dhe ndarje”.

Papa Bergoglio foli me ambasadorët nga mbarë bota për marrëdhëniet e reja diplomatike që ka vendosur Selia e Shenjtë: ''Ja Vitin e kaluar, "familja jonë diplomatike" u rrit më tej falë vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Sulltanatin e Omanit dhe emërimin e ambasadorit të parë. Në të njëjtën kohë, dëshiroj të kujtoj se Selia e Shenjtë ka vazhduar me emërimin e një Përfaqësuesi Papnor Rezident në Ha Noi, pasi Marrëveshja përkatëse për statusin e Përfaqësuesit Papnor u vendos me Vietnamin korrikun e kaluar. Kjo për të vazhduar së bashku rrugën e përshkuar deri tani, në shenjë respekti dhe besimi reciprok, falë marrëdhënieve të shpeshta në nivelin institucional dhe bashkëpunimit të Kishës vendase”.

Papa Françesku kujton se në vitin 2023 “u ratifikua edhe Marrëveshja Plotësuese e Marrëveshjes ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Kazakistanit për marrëdhëniet e ndërsjella të 24 shtatorit 1998, e cila lehtëson praninë dhe përdorimin e veprimtarëve baritorë në vend; pastaj ishte gjithashtu edhe rasti për të kremtuar katër përvjetorë të rëndësishëm: njëqindvjetorin e marrëdhënieve diplomatike të Selisë së Shenjtë me Republikën e Panamasë, shtatë-dhjetëvjetorin e marrëdhënieve diplomatike të Selisë së Shenjtë me Republikën Islamike të Iranit, të gjashtë-dhjetëvjetorin e marrëdhënieve diplomatike të Selisë së Shenjtë me Republikën e Koresë dhe të pesë-dhjetëvjetorin e marrëdhënieve diplomatike të Selisë së Shenjtë me Australinë''.

08 janar 2024, 12:25