Kërko

2023.05 Paul Richard Gallagher 2023.05 Paul Richard Gallagher

Imzot Gallagher: ‘në kohë të stuhishme nuk heqim dorë nga puna për të mirën e njerëzimit’

''Sot duket e pamundur që nuk ka zgjidhje'', kështu tha “Ministri i Jashtëm” i Vatikanit imzot Paul Richard Gallagher, me rastin e prezantimit të ngjarjeve të organizuara me rastin e dyqindvjetorit të vdekjes së kardinalit Ercole Consalvi, Sekretar i Shtetit të Vatikanit në epokën e Napoleonit, lidhur me nismat diplomatike të zbatuara nga Selia e Shenjtë në kohë lufte. Diplomacia e Vatikanit sipas imzot Gallagher, "ka ende rolin e saj, në kohë të stuhishme, të rinovohet multilateralizmi"

R.SH. / Vatikan

“Një moment siç është ky i sotëm tregon se diplomacia ka ende rolin e saj, diplomacia në përgjithësi si edhe diplomacia kishtare”. Për këtë është i bindur Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, i cili duke iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve - gjatë konferencës për shtyp ku prezantoi, në sallën e shtypit të Vatikanit, iniciativat për dyqindvjetorin e vdekjes së kardinalit Consalvi, diakon dhe Sekretar i Shtetit të Vatikanit në epokën e Napoleonit dhe pas Napoleonit.- tha se sot “është e rëndësishme të rinovohet multilateralizmi, në një kohë të stuhishme siç është kjo e jona”.

“Kongresi i Vjenës ishte një shembull shumë i suksesshëm i multilateralizmit”, tha imzot Gallagher dike iu referuar biografisë së kardinalit Consalvi, “një figurë për t'u propozuar si shembull në fushën e diplomacisë, një figurë frymëzuese, edhe pse kohët kanë ndryshuar”. "Kur zgjidhjet na ikin doresh, kur nuk ka një vizion shumë të qartë për zgjidhjen e problemeve, një figurë si ajo e kardinalit Consalvi është një bazë për një angazhim të mëtejshëm për ne", shpjegoi Sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet, duke nënvizuar "dëshirën e tij për të shërbyer" dhe "paaftësinë e tij për të hequr dorë nga misioni që i ishte besuar: edhe në momentet më të errëta dhe kur gjithçka dukej e humbur, kardinali Consalvi qëndroi e vazhdoi punën, kishte besim në aftësitë e tij dhe në kontributin që mund të jepte papati”. “Sot roli i Papës është i ndryshëm, por ai, si ne, jemi të bindur se Selia e Shenjtë ka një kontribut për të dhënë për të mirën e njerëzimit”, pohoi imzot Gallagher.

18 janar 2024, 15:09