Kërko

Më 2 shkurt në Ditën Botërore të të përkushtuarve, Mesha e Papës në Shën Pjetër

Më 2 shkurt, në festën e ‘Paraqitjes së Zotit në tempull’, në të cilën Kisha përkujton liturgjikisht paraqitjen e Jezusit në tempull, në orën 17.30 Papa Françesku do të kryesojë Meshën me rastin e Ditës së XXVIII Botërore të Jetës së Përkushtuar, a Ditën kushtuar Jetës Rregulltare, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan. Kështu njofton zyra e kremtimeve liturgjike papnore.

R.SH. / Vatikan

Më 2 shkurt, në festën e  ‘Paraqitjes së Krishtit në Tempull’, në të cilën Kisha përkujton liturgjikisht paraqitjen e Jezusit në Tempull, në orën 17.30 Papa Françesku do të kryesojë Meshën me rastin e Ditës së XXVIII Botërore të Jetës së Përkushtuar, a Ditën kushtuar Jetës Rregulltare, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan. Kështu njofton zyra e kremtimeve liturgjike papnore.

Po kujtojmë se më 2 shkurt, në përkim me festën liturgjike të ‘Paraqitjes së Zotit në tempull’, që është festë e Krishtit “dritë e popujve” dhe e takimit të Mesisë me popullin e vet në Tempullin e Jerusalemit, Papa Shën Gjon Pali II, duke u nisur nga viti 1997, deshi që në mbarë Kishën të kremtohet një Ditë e veçantë kushtuar Jetës Rregulltare. Në të vërtet, flijimi i Birit të Zotit - që simbolizohet përmes paraqitjes së tij në Tempull - është shembull për çdo burrë e për çdo grua që ia përkushton tërë jetën e vet Zotit.

 Për vetë natyrën e saj, jeta rregulltare është përgjigje e plotë dhe përfundimtare, pa kushte e plot pasion që i jepet thirrjes së Zotit. E duke folur për domethënien e kësaj Dite që u kushtohet rregulltarëve e rregulloreve, Kisha e falënderoi Zotin për dhuratën e çmuar të kësaj jete dhe të të gjitha formave të saj që ekzistojnë në Kishë. Liturgjia e  ‘Paraqitjes së Krishtit në Tempull’, që kremtohet më 2 shkurt, është posaçërisht sugjestive, sepse përshkohet nga simboli i dritës. Proçesioni i qirinjve, në fillim të kremtimit, simbolizon Krishtin, që është dritë e botës. Krishti shkëlqen në natën e historisë duke ndriçuar çdo njeri që kërkon të vërtetën. Kështu, me rastin e kësaj Dite, Kisha i fton rregulltarët ta bëjnë të ndriçojë këtë Dritë të Jezu Krishtit me jetën e tyre, në mënyrë që kudo në botë të vezullojë një rreze që del nga Zemra e Krishtit.

24 janar 2024, 09:44