Kërko

 Locandina Settimana preghiera per l'unità dei cristiani 2024 Locandina Settimana preghiera per l'unità dei cristiani 2024

Java e lutjes për bashkimin e të krishterëve : 18 - 25 janar 2024

Të krishterët janë të thirrur të veprojnë si Krishti, të duan si Samaritani i Mirë, të jenë të mëshirshëm dhe të dhembshur ndaj nevojtarëve, pavarësisht nga identiteti i tyre fetar, etnik apo shoqëror.

R.SH. / Vatikan

Të krishterët janë thirrur të veprojnë si Krishti, të duan si Samaritani i Mirë, të jenë të mëshirshëm dhe të dhembshur ndaj nevojtarëve, pavarësisht nga identiteti i tyre fetar, etnik apo shoqëror.

"Duaje Zotin, Hyjin tënd... e duaje të afërmin tënd si vetveten!" (Lk 10.27). Forca, që i shtyn ta bëjnë këtë, nuk duhet të bazohet në besimin e njëjtë, por në dëshirën për ta konsideruar njëri-tjetrin si  "të afërm". E pikërisht kjo dashuri, për të cilën na nxit Jezusi, vihet në provë në botën e sotme, jo vetëm në vendet e dërmuara nga luftërat dhe fatkeqësitë e tjera shoqërore, por edhe atje, ku vijon presioni i vazhdueshëm i shkaktuar nga vala e emigrantëve dhe refugjatëve, rrethanë kritike, që e keqëson vazhdimisht gjendjen ekonomike, morale dhe shoqërore.

Vështirësi për të dashur të afërmin mund të ketë edhe në fushën ekumenike ku, në krahasim me ballafaqimin besimplotë, mbizotërojnë shqetësime të tjera, siç është rivaliteti ndërmjet kishave, që i bën të krishterët të humbasin shumë mundësi për të hyrë në marrëdhënie me njëri-tjetrin. Jezusi u lut që dishepujt e tij të ishin të gjithë një gjë e vetme (krh. Gjoni 17,21),sipas dëshirës së të njëjtit e të vetmit Zot; për këtë arsye edhe këtë vit të krishterët pajtohen që me Javën e Lutjes për Bashkim, të vazhdojnë duke i kërkuar Zotit që t'u vijë në ndihmë dhe t'u shërojë plagët. Vetëm në këtë mënyrë ata do të kenë garancinë se udhët e ndjekura janë udhët e Zotit.

14 janar 2024, 09:28