Imzot Fisichella: Papa na kërkon të shkojmë në 'shkollën e lutjes' për t’u përgatitur për Jubile
R. SH. / Vatikan
Papa Françesku deshi të shpallte, në përgatitje për Jubileun 2025, vitin 2024 Vit të lutjes, siç e njoftoi ai vetë gjatë lutjes së Engjëllit të Zotit të dielën e kaluar. "Papa do të realizojë gjithashtu edhe një shkollë lutjeje": këtë e bëri të ditur sot Imzot Rino Fisichella, Pro-Prefekt i Dikasterit të Vatikanit për Ungjillëzimin, duke shpjeguar se "do të ripërshkohet nisma e 'të premteve të mëshirës', e cila u zhvillua pas jubileut të jashtëzakonshëm të 2014-ës, kur "Papa takonte realitetet e dioqezës së tij, asaj të Romës; edhe kësaj radhe do të jetë e njëjta gjë, kështu që Papa do të takohet me familje dhe realitete të tjera”.
I pyetur nëse do të hapen dyert e shenjta në të gjithë botën në vitin 2025, siç ndodhi për Jubileun e Mëshirës, imzot Fisichela tha se duhet të presim Bullën papnore, më 9 maj, Ditën e Ngjitjes së Jezusit në Qiell a të Shëlbuemit, me të cilin Papa Françesku do të japë indikacionet e tij. “Megjithatë, dua të kujtoj që ky është një jubile i zakonshëm, jo i jashtëzakonshëm, është jubileu që mbahet çdo 25 vjet”. Në çdo rast, do të jetë Papa ai që tregon "si mund të organizohet e përjetohet Jubileu në Kishat lokale".
Gjatë vitit të lutjes, dioqezat e botës do të përpiqen të rizbulojmë qendërsinë e urates. Do të ndihmohemi edhe nga instrumente të ndryshme që do të vërë në dispozicion Dikasteri i Vatikanit për Ungjillëzim. Në përgatitjen për Vitin e Shenjtë 2025, Dioqezat e mbarë bozës ftohen të organizojnë çaste lutjeje individuale dhe komunitare. Propozohen edhe "shtegtimet e lutjes" drejt Jubileut ose shkolla të lutjes, me faza mujore ose javore, të kryesuara nga ipeshkvijtë, në të cilat do të përfshihet i gjithë populli i Zotit.
Për të shfrytëzuar sa më shumë këtë vit, Dikasteri Vatikanas i Ungjillëzimit do të botojë një kolanë "Shënimesh mbi lutjen", për të vënë në qendër marrëdhënien e thellë me Zotin, nëpërmjet formave të shumta të lutjes të parashikuara në traditën e pasur katolike. Kolana, por edhe i gjithë Viti i Lutjes, do të paraqitet u paraqiten sot më 23 janar, në Sallën e Shtypit të Selisë së Shenjtë, nga Imzot Rino Fisichella, pro-prefekt i Dikasterit të Vatikanit për Ungjillëzimin (seksioni për Çështjet Themelore të Ungjillizimit në Botë) dhe nga Imzot Graham Bell, nënsekretar përgjegjës për Sekretarinë e të njëjtit Dikaster.