Kërko

Fedeli cinesi in preghiera Fedeli cinesi in preghiera

Kinë, u shugurua ipeshkvi i dioqezës së re të Weifang

Meshtari Antonio Sun Venjun u emërua ipeshkëv nga Papa më 23 prill 2023, tre ditë më parë Ati i Shenjtë pati ngritur dioqezën Weifang pasi shfuqizimit të prefekturës apostolike të Yiduxian: të dy vendimet u bënë publike sot, në ditën e shugurimit ipeshkvor.

R.SH. / Vatikan

Në Kinë është krijuar Dioqeza e re e Weifang dhe sot, e hënë 29 janar, u shugurua ipeshkvi i ri i saj: meshtari Antonio Sun Venjun. Të dy vendimet - ai që ka të bëjë me dioqezën e re dhe emërimin e bariut të saj të parë - datojnë në prill të vitit 2023, por u bënë të ditura sot, në ditën e shugurimit të ipeshkvit. Emërimi u bë në kuadër të Marrëveshjes së Përkohshme ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës Popullore të Kinës.

At Taddeo Wang Yuesheng u emrua ipeshkëv nga Papa 16 dhjetorin e kaluar, publikimi i emërimit bëhet në ditën e shugurimit ipeshkvor, në kuadër të Marrëveshjes.
“Me dëshirën për të nxitur kujdesin baritor të grigjës së Zotit dhe për t'u kujdesur në mënyrë më efikase për të mirën e saj shpirtërore - lexojmë në deklaratën e lëshuar nga Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë - më 20 prill 2023, Papa Françesku vendosi të shfuqizonte në territorin e Kinës prefekturën apostolike të Yiduxian, e cila u ngrit më 16 qershor 1931 nga Papa Piu, dhe në të njëjtën kohë të themelonte dioqezën e re të i Weifang, sufragane e kryedioqezës Jinan, në provincën e Shandong, me seli episkopale në Kishën Katedrale të Krishtit Mbret, në Quingzhou, qyteti i Weifang".

Territori i dioqezës së re të Weifang përputhet me atë të kryeqytetit Weifang, me një sipërfaqe totale prej 16,167,23 km2 dhe një popullsi prej 9,386,705 banorësh, nga të cilët rreth 6 mijë janë katolikë, të shërbyer nga 10 priftërinj dhe 6 murgesha.

Ipeshkvi i ri i shuguruar sot, Antonio Sun Wenjun lindi në nëntor 1970. Ai studioi në seminarin Sheshan, në Shangai, nga viti 1989 deri në 1994. U shugurua meshtar në 1995 në famullinë Xishiku në Pekin. Më vonë kreu shërbimin baritor në Shandong nga viti 2005 deri në 2007. Midis 2007 dhe 2008 qëndroi në Irlandë për të vazhduar studimet e tij. Ai më vonë u kthye në Weifang ku edhe vazhdoi të kryente shërbimin e tij.

29 janar 2024, 14:19