Marrëveshja ndërmjet Vatikanit e Sao Tomé dhe Principe
R.SH. / Vatikan
Instrumentet e ratifikimit të Marrëveshjes ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës Demokratike të Sao Tome e Principe u shkëmbyen në Pallatin Apostolik të Vatikanit të hënën më 29 janar. Akti u nënshkrua për Selinë e Shenjtë nga Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar i Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, dhe, për Republikën Demokratike të Sao Tomé dhe Principe, Gareth Haddad do Espírito Santo Guadalupe, Ministër i Punëve të Jashtme, Bashkëpunimit dhe Komuniteteve.
Marrëveshja, e hartuar në italisht dhe portugalisht dhe e përbërë nga 28 nene, hyri në fuqi me shkëmbimin e Instrumenteve të ratifikimit. “Përcakton njohjen e personalitetit juridik të Kishës Katolike dhe institucioneve kishtare - shpjegon Selia e Shenjtë në një njoftim - dhe përcakton kuadrin ligjor të marrëdhënieve midis Kishës dhe Shtetit.
Marrëveshja konsolidon më tej lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit që ekzistojnë midis dy Palëve, të cilat, duke ruajtur pavarësinë dhe autonominë e tyre, marrin përsipër të bashkëpunojnë për mirëqenien shpirtërore dhe materiale të personit njerëzor, si dhe për promovimin e së mirës së përbashkët".