Kërko

Il vescovo di Matagalpa, Rolando Álvarez Il vescovo di Matagalpa, Rolando Álvarez

Nikaragua: lirohen imzot Álvarez, imzot Mora Ortega dhe 15 meshtarë, janë në Romë në mërgim

Imzot Rolando Álvarez, ipeshkëv i Matagalpës dhe administrator apostolik i Estelí, i burgosur që nga 19 gushti 2022 dhe i dënuar me 26 vjet burg pak më pak se një vit më parë, më 10 shkurt 2023, nga regjimi i Daniel Ortega dhe Rosario Murillo, u lirua dhe u internua menjëherë, nëpërmjet një fluturimi për në Romë. Bashkë me të ipeshkvi tjetër i arrestuar për disa javë, Imzot Isidoro Mora Ortega, 15 meshtarë të tjerë dhe dy seminaristë.

R. SH – Vatikan

Ipeshkvi imzot Rolando Álvarez, i burgosur prej më shumë se një viti, ipeshkvi imzot Isidoro del Carmen Mora Ortega, dy seminaristë, pesëmbëdhjetë meshtarë. Gjithsejtë 19 përfaqësues të Kishës Katolike u liruan nga qeveria e Nikaraguas. Lajmi, përhapur nga mediat lokale, u konfirmua nga qeveria e Managuas. Me përjashtim të njërit që mbeti në Venezuelë, të gjithë mbërritën në Romë  dje pasdite dhe tani janë mysafirë të Selisë së Shenjtë.

Imzot Álvarez, ipeshkëv i Matagalpës dhe administrator apostolik i dioqezës së Estelí, i dënuar me 26 vjet burg, u burgos që nga shkurti i vitit të kaluar, pasi nga gushti 2022  qe në arrest shtëpiak. Ndërsa imzot Mora u arrestua dhjetorin e kaluar.

Apeli i Papës në fund të lutjes së parë të Engjëllit të Zotit të vitit 2024 për vendin e Amerikës Qendrore ku që nga shkurti 2022 deri më tani janë arrestuar 14 meshtarë e një ipeshkëv.

Në lutjen e Engjëllit të Zotit në fillim të vitit, duke kujtuar situatën e ipeshkvijve dhe të meshtarëve "të privuar nga liria" në vendin e Amerikës Qendrore, Papa siguroi "afërsinë në lutje" , duke ftuar popullin e Zotit të lutej për Nikaraguan, për të cilën shprehu shpresën “që të kërkohej gjithmonë rruga e dialogut për të kapërcyer vështirësitë”.

Që në tetor të vitit të kaluar, 12 meshtarë të Nikaraguas u liruan nga burgu. Selia e Shenjtë e pati pranuar kërkesën për t'i strehuar. Posa mbërritën në Romë, meshtarët u vendosën në disa struktura të dioqezës romake/

15 janar 2024, 10:12