FILES-SUDAN-CHRISTIANS FILES-SUDAN-CHRISTIANS

Papa: paqja kalon edhe përmes mbrojtjes së lirisë fetare

Papa: “mbi 360 milion të krishterë në mbarë botën përjetojnë persekutimin dhe diskriminim për shkak të fesë të tyre, dhe gjithnjë e më shumë detyrohen të largohen nga vendet e tyre. Paqja kalon edhe përmes mbrojtjes së lirisë fetare”.

R.SH. / Vatikan

“Mbi 360 milion të krishterë në mbarë botën përjetojnë persekutimin dhe diskriminim për shkak të fesë të tyre, dhe gjithnjë e më shumë detyrohen të largohen nga vendet e tyre. Paqja kalon edhe përmes mbrojtjes së lirisë fetare”. Kështu pohon sot, 11 janar 2024, Papa në platformën X, në faqen @Pontifex.

Më se 360 milionë të krishterë, viktima persekutimi

Këtë realitet të hidhur, Papa e denoncoi edhe në fjalimin mbajtur, të hënën e kaluar më 8 janar,  para Trupit Diplomatik pranë Selisë së Shenjtë, 184 ambasadorëve të vendeve të ndryshme të botë të akredituar në Vatikan, të cilët i priti për urimet tradicionale të fillimvitit.

Papa kujtoi shtimin e persekutimit dhe të diskriminimit kundër të krishterëve, veçanërisht në dhjetë vitet e fundit. Shpesh kjo ka të bëjë me "mënjanimin e përjashtimin e ngadaltë nga jeta politike dhe shoqërore dhe nga ushtrimi i profesioneve të caktuara, edhe në tokat tradicionalisht të krishtera". Në botë, mbi 360 milionë të krishterë janë viktima, për shkak të besimit, gjithnjë e më shumë "të detyruar të ikin nga tokat e tyre të origjinës".

Persekutimet e sotme

Në lutjen e Engjëllit të Tënzot, në festën e Shën Shtjefnit, martirit të parë të krishterimit, një ditë pas Krishtlindjes, më 26 dhjetorin e kaluar, Françesku kujtoi  se "përmes dëshmisë së Shtjefnit" martir, Zoti hodhi një farë në zemrën e Saulit, që u në Pali Apostull, e, duke pasur parasysh kohët e sotme, Papa vërejti se gjaku i martirëve është ende fara e të krishterëve.

“Sot, dy mijë vjet më vonë, për fat të keq, shohim se persekutimi vazhdon, ka persekutim të të krishterëve: ekzistojnë ende - dhe janë shumë – ata, që vuajnë dhe vdesin për të dëshmuar Jezu Krishtin, ashtu siç ekzistojnë ata, që ndëshkohen në nivele të ndryshme për faktin se sillen në përputhje me Ungjillin, si edhe ata, që luftojnë çdo ditë për t'u qëndruar besnikë, pa bujë, detyrave të tyre të krishtera, ndërsa bota qesh me ta dhe predikon tjetër gjë”.

11 janar 2024, 13:03