Radio Vatikani, opera e shpjeguar "pikë për pikë"
R.SH. / Vatikan
Nga data 7 janari, për katër të diela radhazi, në orën 15:00, programi “Pas kafes” do të transmetojë, në gjuhën italiane, analizat e katër kryeveprave, për të vlerësuar më mirë lidhjen e ngushtë të muzikës me tekstin.
Radio Vatikani, opera e shpjeguar "pikë për pikë"
Problemi është se kur dëgjon një opera, shpesh nuk i kupton të gjitha fjalët. Kjo ndodh sepse këngëtarët “mbështeten” në zanore për të favorizuar melodinë, ndonjëherë në dëm të tekstit. Për këtë arsye, nga e diela, 7 janar, në Dopo il caffè (Pas kafesë), transmetuar në orën 15:00 me drejtues Marcello Filotei, do të nisë një cikël prej 4 transmetimesh mbi operën lirike “në pilula”. Synimi është të tregohet saktësisht se çfarë thonë protagonistët dhe, më pas, të dëgjohet vepra përkatëse. Në këtë mënyrë do të jetë më e lehtë të vlerësohet plotësisht marrëdhënia ndërmjet tekstit dhe e muzikës.
"Sinjalet" në skenë
Kjo ndodh sepse ndonjëherë spektatori nuk arrin t’i kapë disa hollësira, ose i keqkupton skenat e caktuara. Për shembull, shumë shpesh gjatë festave, që zhvillohen në fillim të operave, mund të shihen xhirime tragjedie që pashmangshmërisht do të konsumohen në aktet e mëpasshme. Kollitjet shpallin vdekjen e protagonistëve, që duken me shëndet të shkëlqyer; lidhjet e dashurisë lindin të minuara nga ndonjë element shqetësues, mallkimet nisen nga baballarët e çnderuar dhe ndoshta ndeshen me shakatë e shkujdesura të shkaxhinjve.
Në program, katër opera
Do të fillojmë me klasikët. Episodi i parë do t'i kushtohet La Traviata-s së Giuseppe Verdit, i ndjekur nga Rigoletto i Verdit, më 14 janar dhe Il Trovatore, më 21 janar. Më 28 janar do të jetë radha e La bohème. Qëllimi është të mos humbasë asnjë fjalë, asnjë tingull, asnjë shënim i vetëm.