Kërko

UKRAINE-RUSSIA-CONFLICT-WAR UKRAINE-RUSSIA-CONFLICT-WAR

Ukrainë: biseda telefonike dje midis Yermak dhe kardinajve Parolin e Zuppi

Biseda telefonike dje midis Yermak dhe kardinajve Parolin e Zuppi mbi angazhimin e Vatikanit për zbatimin e aspekteve humanitare dhe fëmijët e dëbuar

R.SH. / Vatikan

Shefi i zyrës së Presidentit të Ukrainës Andriy Yermak ka zhvilluar dje një bisedë telefonike me Sekretaren e Shtetit të Vatikanit, Kard. Pietro Parolin, dhe me kard. Matteo Zuppi, i dërguari veçantë i Papës Françesku dhe president i Konferencës Ipeshkvnore Italiane. Lajmi - i njoftuar në faqen e internetit të Presidentit Zelensky në anglisht - u ribotua edhe nga Konferenca Episkopale e Ukrainës.

Në të dyja bisedat, palët thuhet se diskutuan pasojat e sulmeve masive me raketa kundër zonave të populluara ukrainase të kryera gjatë dhjetë ditëve të fundit. Kreu i Zyrës së Presidencës së Ukrainës falënderoi Kard. Zuppi edhe për iniciativën në lidhje me pushimet verore të fëmijëve ukrainas në Itali.

Në dy bisedat telefonike, palët - lexojmë në lajme - diskutuan për përfshirjen e Vatikanit në zbatimin e aspekteve humanitare të përfshira në "Formulën e Paqes" ukrainase dhe në veçanti nismën "Bring Kids Back UA" për kthimin e fëmijëve ukrainas të deportuar ilegalisht. Andriy Yermak diskutoi me kardinalin Matteo Zuppi dhe Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Parolin, për takimin e ardhshëm të këshilltarëve të sigurisë kombëtare dhe këshilltarëve politikë të liderëve kombëtarë mbi zbatimin e formulës së paqes në Ukrainë, i cili do të zhvillohet në Davos, ku do të mbahet një seancë për çështje humanitare, ku është planifikuar edhe pjesëmarrja e një përfaqësuesi të Selisë së Shenjtë.

(nga agjencia e  lajmeve SIR)

09 janar 2024, 11:03