Viti i lutjes: sekreti i besëlidhjes është në duart tona!
R.SH. / Vatikan
Urata është “arti” që e orienton zemrën e njeriut drejt Zotit. Lutja, është një akt që përherë e më pak po praktikohet, në atë masë me të cilën në jetën e njeriut bashkëkohor po humbet edhe domethënia e vlera e Zotit dhe përmasa e shenjë e ekzistencës. Lutja është bërë një ngjarje e rrallë, edhe ndër të krishterë, po nuk duhet të harrojmë se lutja e orienton jetën tonë drejt Zotit.
Ndjeti është ai që mund të na bëjë të zbulojmë sot, në të përditshmen tonë shumëplanëshe e, prej këndej, të pasur me stimuj, por edhe të ndotur nga përvoja e tmerrshme e shpejtësisë, mendimin stërmundues se jeta njerëzore e ka një cak... ndaj, kafsho e ik e shko …nga realja, a të paktën nga mundësia, nëse jo nga përvoja konkrete e Pranisë në ne të Krijuesit tonë, i cili jo vetëm na vuri në histori - na vuri, nuk “na hodhi” e më pas na harroi - por që pulson në ne dhe lëviz hapat tanë njëkohësisht me të Tijin, ndërsa vijon të krijojë këtë botë që dëshiron t'i ikë!
Prandaj, mirëpriteni ftesën për të mos i kataloguar lutjet, por për t'u bërë njerëz që luten, lutës. Njerëz që, në jetën dhe frymëmarrjen e tyre, kanë vetëdijen se nuk janë vetëm, por se ndër ta banon Ati, Biri e Shpirti Shenjt. Ndaj dëgjoni, përgjigjuni, dialogoni, bëjeni tuajën dashurinë trinitare, që vijon të gurrojë në jetë të jetëve!
Lutja sot është term, shpesh herë, i rënë në harresë, që përtallet dhe pse, shumë shpesh, fshihet në të gjitha marrëdhëniet tona njerëzore. Jo për vetpërmbajtje, për modesti, por për të mos u dukur si budallenj të varfër apo të prapambetur, që besojnë ende se u krijuan, se kërkohen, se duhen nga Zoti.
Aleanca, la berith, që i Tejetlarti Zot ndërpreu me popullin e Izraelit nuk është thjesht marrëdhënie, por shumë më tepër: hap një skenë me përmasat më të thella të kohës biblike: Zoti u bë partneri i Adamit. Nuk do ta braktisë kurrë, sepse aleanca është e pathyeshme. Zbulon atë, që është thirrja më e thellë e krijesës njerëzore: ta duash Zotin, pse Zoti të do! E fshehta e besëlidhjes është në duart tona: po deshe merre, po deshe lëre! Gëzon liri të plotë! Absolute: kjo është koha biblike!
Jezu Krishti, me Kumtin e tij e me vdekjen dhe ngjalljen e tij, nënshkroi aleancën dhe na mësoi të lutemi, duke lartuar thirrjen tonë: Ati ynë! Kjo dhuratë e lutjes, siç thotë shën Agustini, është sublime: "Nëse i rishikoni të gjitha fjalët e lutjeve të përfshira në Shkrimin Shenjt, mendoj se nuk do të gjeni asnjë që nuk përmbahet dhe nuk përmblidhet në këtë lutje, të cilën na e mësoi vetë Zoti Jezus”.
Prania e Tij, në ne dhe ndërmjet nesh, është gjithmonë në pritje që ne ta kujtojmë, t’i lutemi e ta lëvdojmë. Në mënyrë paradoksale, siç na mësoi Paolo De Benedetti, ne duhet ta... zgjojmë Atë. Jo sepse Ai fle dhe e fshin praninë e Tij, por sepse, duke dëgjuar se po e thërrasim, bëhet gjithnjë e më dashamirës, më shëlbues.
Ftesa e Papës Françeskut në hapjen e Vitit të Lutjes nuk ka të bëjë me formalitete apo me ndonjë lloj ushtrimi të mërzitshëm... si p.sh. përsëritja e formulave apo thirrjet e potershme. Synimi është të na bëjë të zbulojmë sot, në të përditshmen tonë shumëplanëshe, dhe për këtë arsye plot me stimuj, por edhe të ndotur nga përvoja e tmerrshme e shpejtësisë, aspektin e cakut të jetës, nëse jo përvojën konkrete, të Pranisë në ne të Krijuesit tonë që jo vetëm na vuri në histori - jo "të hedhur" dhe më pas të harruar - por që pulson në ne dhe lëviz hapat tanë njëkohësisht me të Tijët, ndërsa vazhdon ta krijojë këtë botë që dëshiron t'i ikë, për të realizuar qëllimet e veta: fitime, mirëqenie, pushtime! Mirëpriteni ftesën për të mos kataloguar lutjet, por për t'u lutur!
Njerëz që, në jetën dhe frymëmarrjen e tyre, e dinë se nuk janë vetëm, por të banuar nga Ati, Biri e Shpirti Shenjt!
Dëgjoni, përgjigjuni, dialogoni, bëni tuajën dashurinë trinitare që gurron gjithmonë. Tertuliani, Ati i Kishës, shkroi: “Kur e quajmë 'Atë', nënkuptojmë edhe emrin e Hyjit. Termi 'Atë' në semantikën e tij tregon butësi dhe autoritet. Për më tepër, në Atin, ne thërrasim Birin. E Ai thotë: Unë dhe Ati jemi një (Gjn 10, 30). E të mos e lëmë mënjanë Nënën, pra Kishën, sepse Nëna njihet në Birin dhe në Atin e sepse emri i Atit dhe i Birit garantohen përmes autoritetit të saj”.
Këtë vit, në emër të Kishës, Papa Françesku dëshiron të na çojë në këtë cak, dëshiron të na bëjë ta kërkojmë, ta duam dhe ta pëlqejmë. E kjo nuk do të thotë të largohesh nga puna jote, të shkëputesh nga të gjithë, si mizogjinë. Do të thotë, përkundrazi, të zhytur në jetën tuaj të përditshme, duke e ditur se jeni të shoqëruar, ta dini se kujt duhet t'i drejtoheni, kë duhet të falënderoni, kë, të lavdëroni, kujt t’i kërkoni ndihmë. Në këtë mënyrë do të shpëtojmë veten dhe do të jemi të afërt e miq me çdo njeri, me të cilin do të shoqërohemi gjatë shtegtimit tonë drejt Atit.