Kërko

 Manifattura Fiamminga, Musei Vaticani, Epifania24 Manifattura Fiamminga, Musei Vaticani, Epifania24

Zoti e rishkruan historinë

Punëdore fiaminge, Bruksel, punishtja e Pieter van Aelst (vd. Bruksel 1532); punim nga shkolla e Raffaello Sanzios, Adhurimi i Tre Mbretërve, 1524 - 1531, sixhade; endur me lesh, mëndafsh dhe argjend të praruar, 557 x 685 cm, Muzetë e Vatikanit, Galeria e Sixhadeve

R.SH. / Vatikan

"Të paraqesësh ngjarjen e lindjes së Krishtit, është njëlloj si të kumtosh me thjeshtësi dhe gëzim, shpalljen e misterit të Mishërimit të Birit të Zotit". Siç na kujton Papa Françesku, lindja e Jezusit frymëzoi breza të tërë artistësh që, gjatë shekujve, ungjillëzuan përmes së bukurës. Për ta jetuar Krishtlindjen, Muzetë e Vatikanit dhe Vatican News propozojnë  kryevepra nga koleksionet papnore, shoqëruar me fjalët e vetë Papëve.

Muzetë e Vatikanit
Muzetë e Vatikanit

Sixhadeja e dytë e episodeve të Fëmijërisë së Krishtit nga seriali Scuola Nuova, pëlhura me Adhurimin e Tre Mbretërve, një format atlantik. Është   pothuajse 6 metra e gjatë e 9 metra e gjysmë e gjerë. Edhe pse Familja Shenjte duket në një strehë fshatare, ambienti përreth është luksoz, plot personazhe dhe detaje. Kometa duket mbi çatinë e ndërtesës. E pajisur me rreze të gjata, ajo ndriçon Shën Jozefin në lëvizje dhe Virgjërën e re, që synojnë ta ruajnë Vogëlushin hyjnor, i cili ka pranë vetes dhuratën e ofruar nga njëri prej Mbretërve. I gjunjëzuar te këmbët e tij, mbreti heq përvujtërisht nga koka kurorën, e cila duket mbi tokë, aty pranë.

Një turmë personazhesh grumbullohen në të majtë, duke treguar fëmijën ndërsa në të djathtë disa burra, ndoshta sipas portreteve, gjunjëzohen me nderim. Në mesin e tyre, një burrë i veshur me të kuqe shtje gishtin në gojë me një gjest heshtjeje dhe meditimi. Në planin e dytë shihen kuaj e kalorës, ndërsa mbi kurrizin e një elefanti, veshur me shumë sqimë, është një i ri i endur mbi pëlhurë, duke ngrënë një frut. E ndërlikuar dhe e ndërthurur, pamja e ka qendrën në kasollen me Familjen Shenjte, drejt së cilës ngarendin dy “valë” anësore reale, plot personazhe.

Ja Emmanueli, Zoti-me-ne, që vjen për ta mbushur tokën me hir. Ai vjen në botë për ta shndërruar krijimin. Bëhet njeri mes njerëzve, që në të dhe nëpërmjet tij çdo qenie njerëzore të mund të përtërihet thellësisht. Me lindjen e tij, ai na përfshin të gjithëve në përmasën e hyjnisë, duke u dhënë atyre që me besim mirëpresin dhuratën e tij, mundësinë për të marrë pjesë në jetën hyjnore. Ky është kuptimi i shëlbimit, për të cilin barinjtë dëgjojnë të flitet natën, në Betlehem: "Na lindi një Shëlbues". Ardhja e Krishtit ndër ne është qendra e historisë, e cila që atëherë merr një përmasë të re. Në njëfarë kuptimi, është vetë Zoti që e shkruan historinë, duke u radhitur në brendinë e saj.” ( Gjon Pali II - Mesha e Krishtlindjes - 24 dhjetor 1998).

#beautyunite

instagram: @vaticanmuseums @vaticannews

facebook: @vaticannews

 

redaktuar nga Paolo Ondarza

08 janar 2024, 11:24