Luftërat dhe refugjatët në bisedën e Papës me kryeministrin e Rumanisë

Papa priti në Vatikan Ion-Marcel Ciolacu, duke u përqendruar në forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe duke shqyrtuar çështjet aktuale të skenës ndërkombëtare, si luftërat dhe refugjatët .

R.SH. / Vatikan

Papa Françesku priti sot paradite në audiencë, në Vatikan, Ion-Marcel Ciolacu, Kryeministër i Rumanisë, i cili më pas u takua me kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit, shoqëruar nga Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

Pak më pak se gjysmë ore zgjati biseda, gjatë audiencës së sotme, ndërmjet Atit të Shenjtë Françeskut e Kryeministrit të Rumanisë,  gjatë së cilës u preken argumentet më të nxehta të momentit, nga konfliktet e vazhdueshme në Evropë dhe Lindjen e Mesme te migrimet, disa prej të cilave janë shkaktuar nga ata që ikin nga luftërat.

Kështu njofton zyra e shtypit të Vatikanit, duke shtuar se si gjatë "bisedimeve të përzemërta" në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit, vëmendja u përqendrua në "përforcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve ndërmjet Selisë së Shenjtë e Rumanisë dhe në mënyrat për konsolidimin e mëtejshëm të bashkëpunimin dypalësh, në dobi të popullit rumun, veçanërisht në fushën e arsimit.

Më pas, u shqyrtuan edhe disa tema nga aktualiteti me interes të ndërsjellë, duke përfshirë konfliktin në Izrael e Palestinë dhe në Ukrainë, pritjen e emigrantëve dhe refugjatëve, si dhe perspektivat për zgjerimi i projektit evropian”.

15 shkurt 2024, 12:55