Vatikan: Estevez de Cominges, sekretar i përgjithshëm i Ekonomisë
R.SH. – Vatikan
Papa Françesku emëroi laikun Benjamin Estevez de Cominges, Sekretar të Përgjithshëm të Sekretarisë për Ekonominë. Deri tani, ai ka qenë delegat për Administrimin e Dikasterit për Ungjillëzimin, në Seksionin për Ungjillëzimin e Parë dhe për Kishat e reja të veçanta.
Estevez de Cominges u lind në Vigo (Spanjë) më 15 prill 1974. Ka një Master në Shkencat e Administrimit, marrë në Sloan School of Management të Institutit të Teknologjisë së Massachusetts (MIT) në SHBA.
Një emërim i brendshëm, pra, pasi sekretari i ri ka punuar për administrimin e ish-Propaganda Fide-s, e cila ka autonominë e saj financiare. Emërim, që shkon në drejtim të centralizimit më të madh të financave të Vatikanit.
Vitet e fundit, Sekretaria për Ekonominë ka përcaktuar kriteret buxhetore të Selisë së Shenjtë, ka miratuar ligjin për prokurimet dhe po zbaton modele të reja të administrimit më të kujdesshëm të financave vatikanase.