Kardinali Tolentino de Mendonça: Epna , o Zot, hirin për fillime të reja!
R.SH. / Vatikan
Kardinali Josè Tolentino Mendonça: ftesë për lutje
Epna , o Zot, hirin për fillime të reja!
Mos na lejo të rropatemi për të ditur çka ishte,
na jep dashurinë e zemrës, për të rrokur çka është.
Larg nga ajo, që përsëritet gjithmonë:
larg nga gjykimet mekanike
që e banalizojnë historinë
duke e lënë pa habi e pa shpresë!
Mësona se e papritura është nënshkrimi yt në kohë.
Na bëj të habitemi, si qenie që lulëzojnë.
E të bëhemi vetvetja, si ata që këtë dëshirojnë.
Të vëmendshëm e të gatshëm,
si kush kujdeset për të tjerët.
E po aq besimplotë,
sa ata që guxojnë…
Jepi jetës sonë, o Zot, urtinë tënde.
Ndihmona që fjalët t’i ngjinojmë
sepse janë muret qe të fshehin nga ne:
t’i ngjinojmë fjalët
ku dashuria s’duket,
fjalët e ngatërruara e monotone,
fjalët e mërzitshme e të rraskapitura.
Na jep, o Zot, fjalë mbrojtëse
si gardhe me tela…
Jepna forcë të mbjellim degën e gjelbër,
lulen e papritur në vjeshtë,
ftesën e papërmbajtshme
që na bën të rilindim.
Epna, o Zot, hirin për fillime të reja!
Amen
Josè Tolentino Mendonça
Kardinal, teolog e poet portugez