Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Eritana
Programe Podcast
Salone Sistino della Biblioteca Apostolica vaticana nel corso di un convegno (archivio) Salone Sistino della Biblioteca Apostolica vaticana nel corso di un convegno (archivio)

Takim në Bibliotekën e Vatikanit për ruajtjen dixhitale

Nga data 22 deri më 24 mars, mbledhja e Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave dhe Institucioneve të Bibliotekave (IFLA), organizata më e rëndësishme bibliotekare, në të cilën bën pjesë edhe BAV (Biblioteka Apostolike e Vatikanit), ku zhvillohet dita e parë. Prefekti don Mauro Mantovani: IA (Inteligjenca artificiale), për të cilën kemi edhe projekte interesante, duhet të udhëhiqet gjithmonë nga njeriu.

R.SH. / Vatikan

Sot, në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit mbahet e para nga tri ditët (22-24 mars) e një kursi ndërkombëtar, organizuar nga rrjeti më i rëndësishëm i bibliotekave, pjesë e të cilit është: IFLA (Federata Ndërkombëtare e Shoqatave dhe Institucioneve të Bibliotekave). Qëllimi i kursit është të krijojë mundësi për zhvillimin profesional dhe rrjetëzimin e kualifikuar.

Dita e parë e këtij kursit të Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave dhe Institucioneve të Bibliotekave mbahet pranë Bibliotekës Apostolike të Vatikanit. Federata Ndërkombëtare e Shoqatave dhe Institucioneve të Bibliotekave (IFLA), është organizata më e rëndësishme bibliotekare, në të cilën bën pjesë edhe BAV (Biblioteka Apostolike e Vatikanit). Gjatë këtij kursi disa ditor do të ketë edhe një qendër për kërkimin dhe praktikat e qëndrueshmërisë dhe ripërdorimin e koleksioneve dixhitale. Prefekti i Bibliotekës Apostolike të Vatikanit, don Mauro Mantovani pohon se: "IA (Inteligjenca artificiale), për të cilën kemi edhe projekte interesante, duhet të udhëhiqet gjithmonë nga dituria njerëzore në kërkim të së mirës, të ​​së vërtetës dhe të së bukurës".

Ballafaqim ndërkombëtar

“Takohen drejtuesit e bibliotekave dhe të federatave bibliotekare nga mbarë  bota, për të verifikuar së bashku dhe për të shkëmbyer përvojën  lidhur me mbledhjen, ruajtjen dhe vënien në dispozicion të trashëgimisë së librit, e cila po rritet me kalimin e viteve”, thekson  prefekti i Bibliotekës Apostolike të Vatikanit (BAV), Don Mauro Mantovani.

 Dita e parë do t'i kushtohet kryesisht sfidave për ruajtjen dixhitale, me fokus kërkimin dhe praktikat aktuale mbi qëndrueshmërinë dhe ripërdorimin e koleksioneve dixhitale; në veçanti, projektit afatgjatë të ruajtjes dixhitale të Bibliotekës së Vatikanit.

22 mars 2024, 11:00
Prev
March 2025
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     
Next
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930