Selia e Shenjtë në OKB: rritja demografike është "pasuri e madhe"
R.SH. – Vatikan
Mundësi e sfida. Kryeipeshkvi Gabriele Caccia, vëzhgues i përhershëm i Selisë së Shenjtë në Kombet e Bashkuara, reflektoi mbi këto çështje në fjalën e mbajtur dje në Nju Jork, në seancën e 57-të të Komisionit për Popullsinë dhe Zhvillimin.
Rritja e popullsisë
Duke u ndalur në dinamikën aktuale globale, imzot Caccia nënvizoi se rritja demografike shpesh "përcaktohet gabimisht si shkaku kryesor i shtimit të numrit të njerëzve", që jetojnë në kushte pasigurie ushqimore. Në të vërtetë, ajo “ka ecur me të njëjtin hap me rritjen e ndjeshme të prodhimit ushqimor”, duke dëshmuar se mund të përputhet plotësisht me “zhvillimin e gjithanshëm njerëzor për të gjithë”.
Pabarazia dhe varfëria
Prandaj, sfida e vërtetë nuk është rritja e popullsisë, e cila është "pasuri e madhe", por pabarazitë, varfëria dhe mungesa e zhvillimit, për t'u trajtuar me programe dhe politika që mbështesin, ndër të tjera, punësimin e familjen.