Kërko

Bibla: Ruta, shoqëruesja e pandarë e vjehrrës së saj të moshuar

Besnike ndaj Zotit të hebrenjve, që e zbuloi, dhe vjehrrës së saj, Ruta bën një bast të vërtetë. “Ajo e ndjen se e ardhmja e saj do të jetë atje, dhe jo në kthimin në Moab. Largohet nga Moabi si një "Abraham i ri". Por, ndërsa Abrahami ishte i fortë në premtimin e Perëndisë, Ruta ia beson plotësisht veten Naomit dhe asaj që do të ndodhë,” nënvizon Atë Jean-Pierre Sonet

R.SH. / Vatikan

Në mesazhin me rastin e Ditës IV botërore të gjyshërve dhe të moshuarve, kremtuar këtë të diel që kaloi, 28 korrik, Papa Françesku kujtoi gjerësisht personazhin biblik të Rutës. Duke refuzuar të braktisë të vjehrrën, Noemi, Rutë fiton hire të shumta, pasojë e besnikërisë.

"Mos më detyro të të braktis" (Rt 1, 16). Këto fjalë të para të Ruta në librin e Biblës që mban emrin e saj, shprehin dëshirën e nuses për të ndenjur me vjehrrën, pavarësisht mundimeve që pasojnë njëri-tjetrin për këto dy gra. Papa Françesku e thekson kushtimin e Ruth, që u bë anëtare e familjes përmes martesës, ndaj asaj që u bë nënë, në mesazhin e tij për Ditën e IV Botërore të Gjyshërve dhe të Moshuarve.

Akti i lirisë së Ruth

Në traditën hebraike, libri i Rutës radhitet në Bibël menjëherë pas atij të Gjykatësve. “Është epoka e errët e Izraelit kur nuk ka më udhëheqës dhe formula e qeverisjes së Gjykatësve, e cila zëvendësoi atë të Moisiut dhe Joshuas, gradualisht zvetënohet. Ishte një kohë kur të gjithë bënin atë që u dukej e mirë” - shpjegon Atë Jean-Pierre Sonnet, profesor i eksegjezës së Besëlidhjes së Vjetër në Universitetin Gregorian të Romës.

Në fillim të librit të Rutës, Noemi, i shoqi, Elimeleku dhe dy djemtë e saj ikin nga qyteti i tyre i Betlehemit për të shkuar në një vend të huaj, në Moab, që ndodhet në lindje të Detit të Vdekur. Në këtë mërgim, dy djemtë e Naomit  martohen me dy gra mohabite, Orfë dhe Rutë, "gjë pak e habitshme duke pasur parasysh armiqësinë ndërmjet Moabit dhe Izraelit", vëren ati jezuit.

Ndërkaq, tre burrat, bashkëshorti i Noemit dhe dy djemtë e saj, vdesin. Më pas Noemi vendos të kthehet në vendin e saj, në Betlehem, që në hebraisht do të thotë "shtëpia e bukës". Por, ajo dëshiron të kthehet atje e vetme, pa nuset e saj, të cilat synon t'i çlirojë nga lidhjet familjare krijuar nga martesa.

Basti i Ruth

Kërkesave të Naomit për t'u kthyer në vendin e tyre, Orfë i bindet por Rutë refuzon dhe e siguron se do të jetë gjithmonë në krah të Naomit, derisa  të vijë e t’i ndajë vdekja. "Populli juaj do të jetë populli im, Hyji juaj, Hyji im", ngulmon gruaja që la familjen e saj mohabite, për të jetuar sipas rregullave izraelite.

Besnike ndaj Zotit të hebrenjve, që e zbuloi, dhe vjehrrës së saj, Ruth  bën një bast të vërtetë. “Ajo e ndjen se e ardhmja e saj do të jetë atje, dhe jo në kthimin në Moab. Largohet nga Moabi si një "Abraham i ri". Por, ndërsa Abrahami ishte i fortë në premtimin e Hyjit, Rutë ia beson plotësisht veten Naomit dhe asaj që do të ndodhë,” nënvizon Atë Jean-Pierre Sonet.

Mërgimi i dy grave

Gruaja e mërguar, Rutë, vendos të ndjekë vjehrrën e saj dhe të fillojë një jetë të re në tokë të huaj. Por çka vlen mbi të gjitha, është dashuria e saj e palëkundur ndaj vjehrrës së: e këtë donte ta theksonte Papa Françesku, si shembull i lidhjes ndërmjet breznive.

Kur Naomi kthehet në Betlehem, Rutë nis të kujdeset për vjehrrën. Për të siguruar jetesën e tyre, Rutë mbledh kallinj në ara, domethënë mbledh kallinjtë e elbit dhe grurit të harruar nga korrësit. Megjithatë, «për fat» tregon Bibla, ajo mbledh kallinj në arën, që i përket një pronari të pasur të quajtur Booz, kushëri i largët i Noemit. Ky i fundit, i prekur thellë nga besnikëria e Rutës, kërkon të martohet me të.

“Lidhja e Rutë me vjehrrën e saj bëhet vendi i një lidhjeje të thellë, e një miqësie. E ky është edhe një nga kuptimet e mundshme të emrit Rutë, që do të thotë shoqe, mike. Sepse ajo bëhet shoqëruese e vjehrrës” - nënvizon profesori i eksegjezës.

Dita e të moshuarve

Papa Françesku kujton veçanërisht frytet që mori Rutë nga besnikëria ndaj së vjehrrës. “Rutë deshi të rrinte pranë Naomit dhe u bekua: me një martesë të lumtur, me pasardhës, me toka” - shkruan Ati i Shenjtë Bergoglio - që i inkurajon të gjitha gratë t’i përngjasin.

“Duke qenë pranë të moshuarve, duke njohur rolin e pazëvendësueshëm që  kanë në familje, në shoqëri dhe në kishë, edhe ne do të marrim shumë dhurata, shumë hire, shumë bekime!” – siguron Papa.

29 korrik 2024, 15:07