Kërko

  Marrëveshje ndërmjet Dikasterit për Komunikim dhe Agjencisë Nova për shkëmbimin e informacionit ndërkombëtar (AFP ose licencuesit)  Marrëveshje ndërmjet Dikasterit për Komunikim dhe Agjencisë Nova për shkëmbimin e informacionit ndërkombëtar (AFP ose licencuesit)   (AFP or licensors)

Marrëveshje ndërmjet Dikasterit për Komunikim dhe Agjencisë Nova

Marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbimin e lajmeve dhe pasurimin e ofertës së lajmeve ndërkombëtare

R. SH. - Vatikan

Dikasteri i Selisë së Shenjtë për Komunikimin dhe “Agenzia Nova”  nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi të anasjelltë, që synon shkëmbimin e përmbajtjes së informacionit.

Dikasterit, themeluar në vitin 2015 nga Papa Françesku, iu besua administrimi i të gjithë sistemit të komunikimit të Selisë së Shenjtë, i cili përfshin platformat e informacionit Radio Vatican, Vatican News, L'Osservatore Romano, kanalin social dhe Vatican Media.

Agenzia Nova është burim i rëndësishëm informacioni italian për aktualitetin politik dhe ekonomik ndërkombëtar si dhe për gjithçka që ka të bëjë me projeksionin ndërkombëtar të "sistemit të vendit", falë produkteve të saj editoriale në gjuhë të ndryshme, rrjetit të gjerë të korrespondentëve të huaj dhe marrëveshjeve të nënshkruara me agjenci të shumta kombëtare të huaja.

Synimi, i nënshkruar nga prefekti Paolo Ruffini dhe Fabio Squillante, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Nova, parashikon mundësinë që ka Dikasteri për të përdorë të gjitha platformat e tij të informacionit multimedial të lajmeve Nova, ndërkohë që agjencia do të mund të funksionojë në faqen e saj të internetit dhe në Buletinet e saj, përmbajtje editoriale multimediale të pranishme në faqen e internetit www.vaticannews.va, në lidhje me veprimtaritë e Papës, të Vatikanit dhe të Kishës Katolike.

"Marrëveshja do të na lejojë të zgjerojmë praninë tonë në arenën ndërkombëtare - shpjegoi drejtori editorial i medias së Vatikanit Andrea Tornielli – duke na ndihmuar në forcimin e ofertës sonë të lajmeve dhe analizave të thella, në një kohë kur është e rëndësishme të përpiqemi të pasqyrojmë situatat e shumta e të vështira të botës, duke vazhduar të besojmë në paqen, në negociatat, në bashkëpunimin".

"Jemi jashtëzakonisht të kënaqur për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje - shpjegon drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Nova, Fabio Squillante - që do të na ndihmojë ta pasurojmë më tej ofertën tonë të informacionit mbi temën e interesave të përgjithshme - veçanërisht në funksion të vitit të ardhshëm jubilar - gjë që e konsiderojmë edhe si njohje të autoritetit që Nova ka arritur të krijojë në rrjedhë vitesh”.

26 korrik 2024, 13:29