Kërko

2024.07.01 La copertina del libro del cardinale Semeraro "Compagni di Speranza" (edito da LEV) 2024.07.01 La copertina del libro del cardinale Semeraro "Compagni di Speranza" (edito da LEV)

Nga Pali VI te Ulma, një libër i Kard. Semeraro mbi dëshmitarët e shpresës së krishterë

Drejt Jubileut 2025 me shenjtorët, "shokë të shpresës". Nga Giuseppina Bakhita te familja Ulma dhe deri te Gjoni XXIII dhe Pali VI: në vëllimin e ri përgatitur nga kardinali Semeraro, prefekt i Dikasterit të Vatikanit për Çështjen e Shenjtorëve, jetët e dëshmitarëve të ndritshëm të "virtytit të fëmijëve"

R.SH. / Vatikan

Nga 1 korriku në librari vëllimi "Shokë të shpresës", shkruar nga prefekti i Dikasterit për Çështjet e Shenjtorëve, botuar nga Libreria Editrice Vaticana. Në prag të Jubileut 2025  pasqyron heroizmin e burrave dhe të grave, shenjtorëve dhe të lumëve, të epokave dhe kulturave të ndryshme,  të gjithë "dëshmitarë të së ardhmes".

Gjoni XXIII dhe Pali VI, Madeleine Delbrêl dhe Giuseppina Bakhita, Franz Jägerstätter dhe kardinali François Xavier Nguyên Van Thuân, e edhe familja Ulma…. Janë burra dhe gra, shenjtorë dhe të lum, protagonistë të librit të ri të kardinalit Marcello Semeraro, prefekt i Dikasterit të Vatikanit për Çështjet e Shenjtorëve, në librari nga 1 korriku. "Shokë të shpresës. Histori dëshmitarësh të aftë për të ardhmen" titullohet vëllimi i botuar nga shtëpia botuese e Vatikanit LEV.

Histori e dëshmi

Histori e dëshmi të mbledhura në një libër, të dobishme për të "mbajtur gjallë pishtarin e shpresës, që na jepet dhe për të bërë gjithçka që të gjithë të rifitojnë sigurinë për ta shikuar të ardhmen me shpirt të hapur, me zemër të sigurt e mendje largpamëse”, siç shprehet Papa Françesku për jubileun e ardhshëm 2025, kushtuar pikërisht temës së shpresës. Ky virtyt i krishterë është hov drejt lartësive e, që ky hov të ndodhë realisht, nevojitet dëshira, të cilën Tomas Akuini e quan "interpretuesi i shpresës". Dëshirë që duhet plotësuar me lutje.

"Stili" i shpresës së krishterë

Në faqet e librit të kardinalit Semeraro, përshkruhet jeta dhe vepra e personaliteteve të kulturave dhe të epokave të ndryshme, përmes të cilave mund të njihet ky stil i shpresës së krishterë e të merret shembull dhe inkurajim prej tij. Janë tregime të burrave dhe grave që jetuan të njëjtat vështirësi si ne dhe tani jetojnë në krahët e Zotit. Si shkruante Benedikti XVI, "në sprova vërtet të rënda, në të cilat unë duhet të bëj timin vendimin përfundimtar për t’ia kundërvënë të vërtetën mirëqenies, karrierës, zotërimit, bëhet e nevojshme siguria e shpresës së vërtetë, të madhe. Prandaj kemi nevojë për dëshmitarë, që e dhurojnë gjithë vetveten: për t'u ngjarë atyre”.

Kisha përbëhet nga vëllezër e motra të panumërta, shpesh anonimë, të cilët na paraprinë e na paraprijnë! Shembulli i tyre  tregon se jeta e krishterë nuk është ideal i paarritshëm. E njohja e historive të shpresës, të ngjall ngushëllim dhe  besim.

01 korrik 2024, 15:34