Papa emëron nuncin Apostolik në Jemen dhe delegatin në Gadishullin Arabik
R.SH. / Vatikan
Papa Françesku ka emëruar Shkëlqesinë e Tij Imzot Christophe Zakhia El-Kassis, Kryeipeshkëv titullar i Roselle, Nunc Apostolik në Emiratet e Bashkuara Arabe, Nunc Apostolik në Jemen dhe Delegat Apostolik në Gadishullin Arabik. Kështu njofton zyra e shtypit të Selisë së Shenjtë.
Emiratet Arabe urë ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, tokë shumëkulturash e shumëfesh
Udhëtimi i Papës në vitin 2019 në Emiratet e Bashkuara Arabe hyri në histori. Që atëherë, Françesku ka intensifikuar marrëdhëniet e Kishës në këtë rajon islamik të botë, e edhe në nivel diplomatik.
Ky vend u zhvillua shumë këto dhjetëvjeçarët e fundit, duke u bërë udhëkryq ndërmjet Lindjes e Perëndimit, oazë shumetike e shumëfetare, e, prej këndej, “vend tejet i përshtatshëm për promovimin e kulturës së takimit”. Oazë shumetnike e shumëfetare, Emiratet, janë vend i përshtatshëm për promovimin e kulturës së takimit", pati thënë Papa Françesku gjatë audiencës së përgjithshme tl 06 shkurtit 2019 të, duke falënderoi Princin trashëgimtar, zëvendës-presidentin si dhe të gjitha Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe, “që e pritën me shumë përzemërsi”.