Kërko

 Vaticano, Palazzo Sant Uffizio, Dicastero per la Dottrina della Fede Vaticano, Palazzo Sant Uffizio, Dicastero per la Dottrina della Fede

Trinia, burimi i mëshirës: udhë e lirë nga Dikasteri, mesazheve marrë nga Genovese

Prefekti i Dikasterit të Vatikanit për Doktrinën e Fesë i dërgon një letër, me miratimin e Papës, kardinalit të Komos, Itali, për autorizimin lidhur me përvojën shpirtërore të Shenjtërores së Maccio-s.

R.SH. / Vatikan

Hyrja në fuqi e normave të reja për të dalluar fenomenet e pandehura mbinatyrore, hapi një rrugë të re nga Dikasteri i Vatikanit për Doktrinën e Fesë. Këtë herë, lidhur me përvojën shpirtërore të Shenjtërores së Maccio-s në Villa Guardia, në zonën e Como-s: është vendi ku Gioacchino Genovese, mjeshtër i muzikës dhe drejtor kori, i martuar dhe baba i dy vajzave, filloi të perceptonte përmes «vegimeve intelektuale», «praninë e gjallë të misterit të Trinisë Shenjte». Burrë serioz, i matur, që nuk deshi kurrë të jetë në qendër të vëmendjes, nisi të kërkojë që njerëzit e tjerë ta jetonin fenë me adhurime, lutje, nëntëshe. Pas një shqyrtimi fillestar të shkrimeve të mjeshtrit gjenovez dhe, në përgjithësi, të fenomenit, në vitin 2010 ipeshkvi i atëhershëm i Comos, Diego Coletti, e lartoi kishën e famullisë në statusin e shenjtërores, duke e quajtur "E Shenjtnueshmja Trini e Mëshirës”.

Letra e Prefektit

Letra, që Prefekti i Dikasterit të Selisë së Shenjtë për Doktrinën e Fesë, Kardinali Victor Manuel Fernández, i drejtoi më 15 korrikun e kaluar kardinalit Oscar Cantoni, ipeshkëv i Komos, i cili i kishte kërkuar mundësinë e shpalljes së "miratimit" për fenomenin Maccio në përputhje me dispozitat e Rregullores së re, sot u bë publike. Në letrën e miratuar nga Papa Françesku, Fernández ofron disa sqarime mbi shkrimet e Genovese-s.

Elementet pozitive

Para së gjithash, Prefekti i DDF rendit aspektet pozitive të mesazheve: «Trinia është burimi i mëshirës dhe realizimi i përsosur i saj. Në dritën e kësaj bindjeje, ajo që thuhet disa herë për mëshirën e Zotit ose të Krishtit në shkrimet shpirtërore dhe në Magisterium, merr kuptim të fortë trinitar. Zbehja e misterit trinitar në reflektimin teologjik dhe shpirtëror të shekujve të kaluar është e njohur. Në këtë kuptim, përvoja shpirtërore e zotit Genovese është në përputhje me rizbulimin e qendërsisë të Trinisë Shenjte  për fenë dhe jetën e krishterë, që ndodhi në shekullin e kaluar”. Në shkrimet e mjeshtrit gjenovez «kjo e vërtetë shprehet në mënyrë këmbëngulëse e mesazhi i Mëshirës që rrjedh nga Trinia është plot bukuri. Në Birin e Zotit të bërë njeri, që nga mishërimi i tij e deri më sot, shfaqet për ne dashuria e pafundme Trinitare.

Në letër riprodhohen pjesë të mesazheve, si më poshtë:

"Mishërimi im është dhuratë e MËSHIRËS TRINITARE!

Fjala ime, dhuratë e MËSHIRËS TRINITARE!

Pasioni im, dhurata e MËSHIRËS TRINITARE!

Ringjallja ime është dhurata e MËSHIRËS TRINITARE!

UNË JAM MËSHIRË!” (49).

Lutja trinitare

Letra që Prefekti i Dikasterit për Doktrinën e Fesë, Kardinali Victor Manuel Fernández, i drejtoi më 15 korrikun e kaluar kardinalit Oscar Cantoni, ipeshkëv i Komos, jep disa sqarime mbi shkrimet e Genovese-s. Elemente pozitive të mesazheve, para së gjithash.

Dekreti i ipeshkvit

Vlera e mesazheve të marra nga Genovese, me gjuhën e tyre simbolike, synojnë të kapërcejnë ndarjen e tepruar ndërmjet kristologjisë dhe teologjisë trinitare, duke na ftuar të zbulojmë "Trininë e Mëshirës" që pasqyrohet në të njëjtën kohë në çdo gjest të Jezusit. Njëkohësisht me kohën e publikimit të letrës nga Dikasteri, ipeshkvi i Komos publikoi edhe dekretin që vendos të mos krijohet "asnjë pengesë", sipas dispozitave të normave të reja.

24 korrik 2024, 12:46