Ukrainë, kard. Parolin takohet me kryeministrin Shmyhal dhe viziton Parlamentin
R.SH. / Vatikan
Vetë Sekretari i Shtetit të Vatikanit pati njoftuar dje, në ditën e katërt të vizitës së tij në Ukrainë, se sot, do ta takohej me liderët e vendit. Në Kiev, Kardinali Parolin u takua me Kryeministrin Denys Shmyhal dhe Kryetarin e Parlamentit të Ukrainës Ruslan Stefanchuk.
Në në faqen institucionale përkatëse të internetit u njoftua për të dyja bisedat e takimeve. Si kryeministri ashtu edhe presidenti i parlamentit ukrainas i shprehën vlerësimin kardinalit Parolin për praninë e tij, një shenjë e mëtejshme e vëmendjes që i kushtohet situatës në vend. Sipas burimeve qeveritare, ndër temat që u biseduan nga kryeministri Shmyhal me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit ishin dhënia e ndihmës humanitare dhe kontributi i ofruar në procesin e kthimit të fëmijëve dhe të të burgosurve ukrainas të deportuar në Rusi.
Në mënyrë të ngjashme, presidenti i parlamentit ukrainas Ruslan Stefanchuk, sipas mediave sociale institucionale, shprehu mirënjohje për mbështetjen dhe solidaritetin e ofruar nga Selia e Shenjtë për popullin ukrainas përmes ndihmës humanitare.