Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
PROGRAMI SHQIP
Programe Podcast
Papa shenjt Pali VI Papa shenjt Pali VI
Editorial

Pali VI: dialogu, ilaç kundër marketingut fetar dhe ofendimeve përmes mediave sociale

Enciklika e parë e Papës Montini, qysh nga fjalët e para, përmban të dhëna të tjera të çmuara për kohën, në të cilën po jetojmë. Ecclesiam suam, Kisha "e tij", i përket themeluesit të saj, Jezu Krishtit. Nuk është “jona”, nuk është ndërtuar nga duart tona, nuk është fryt i aftësisë sonë. Aftësia e saj nuk varet nga marketingu, nga fushatat e studiuara në tryezë, nga audienca a nga aftësia për të mbushur stadiumet.

R.SH. / Vatikan

ANDREA TORNIELLI

Dialogu “nuk është krenar, nuk është thumbues, nuk është ofendues. Autoriteti i tij është i patundur për të vërtetën që thotë, për bamirësinë që përhap, për shembullin që jep; nuk është komandë, nuk është imponim. Është paqësor; shmang mënyrat e dhunshme;  është i durueshëm; është bujar”. Kështu shkruante Pali VI në enciklikën e tij të parë, Ecclesiam suam, botuar më 6 gusht, gjashtëdhjetë vjet më parë. Mjaftojnë këto pak fjalë, për të kuptuar rëndësinë e jashtëzakonshme të letrës së Montinit, e cila doli e shkruar tërësisht nga pena e tij, pak më shumë se një vit pas zgjedhjeve papnore, ndërsa Koncili ishte ende i hapur.

Papa breshian e përkufizoi "dialog shpëtimi", misionin e Jezusit, duke vërejtur se "ai nuk e detyroi askënd fizikisht ta mirëpriste; ishte kërkesë e jashtëzakonshme për dashuri e cila, edhe pse përgjegjësi e jashtëzakonshme për ata, të cilëve u drejtohej, megjithatë i linte të lirë ta pranonin, ose ta refuzonin". Formë marrëdhënieje, kjo, që zbulon “një qëllim korrektësie, vlerësimi, simpatie, mirësie nga ana e atyre që e vendosin; e përjashton apriori dënimin, polemikat fyese e të zakonshme, kotësinë e bisedës së panevojshme”. Nuk mund të mos vërehet distanca anësore e kësaj prirjeje, nga ajo që karakterizon kaq shumë thashetheme dixhitale nga ana e atyre, të cilët gjykojnë gjithçka dhe këdo, përdorin gjuhë përçmuese dhe duket se kanë nevojë për një "armik" që të mund të jetojnë.

Dialogu, i cili për Palin VI është i natyrshëm në kumtimin ungjillor, nuk ka si objektiv kthesen e menjëhershme të bashkëbiseduesit - gjë që është gjithmonë vepër e hirit të Zotit, jo e mençurisë dialektike të misionarit - dhe hamendëson "gjendjen shpirtërore të dikujt që... e ndjen se nuk mund ta ndajë më shpëtimin e tij nga kërkimi i shpëtimit të të tjerëve”. Me pak fjalë, ne nuk mund ta shpëtojmë të vetëm vetveten. As nuk mund ta shpëtojmë  duke ngritur gardhe apo duke u mbyllur në kala të ndara nga bota për t'u ruajtur "të pastërt" dhe për të shmangur ndotjen.

Dialogu është "bashkimi i së vërtetës me bamirësinë, i inteligjencës me dashurinë". Nuk është anulim i identitetit të atyre, që besojnë se për të shpallur Ungjillin duhet të përshtatemi me botën dhe planet e saj. Nuk është lartësim i identitetit, si ndarja që na bën t’i shikojmë të tjerët me përçmim, nga lart, poshtë. “Kisha duhet të hyjë në dialog me botën, në të cilën jeton. Kisha bëhet fjalë; Kisha bëhet mesazh; Kisha bëhet bisedë”, sepse “edhe para se ta konvertojë, ose më mirë, para se ta kthejë, bota duhet t'i afrohet dhe t'i flasë”. E bota, shpjegon Pali VI "nuk shpëtohet nga jashtë".

Enciklika e parë e Papës Montini, qysh nga fjalët e para, përmban të dhëna të tjera të çmuara për kohën, në të cilën po jetojmë. Ecclesiam suam, Kisha "e tij", i përket themeluesit të saj, Jezu Krishtit. Nuk është “jona”, nuk është ndërtuar nga duart tona, nuk është fryt i aftësisë sonë. Aftësia e saj nuk varet nga marketingu, nga fushatat e studiuara në tryezë, nga audienca a nga aftësia për të mbushur stadiumet.

Kisha nuk ekziston pse është e aftë të organizojë ngjarje të mëdha, fishekzjarre mediatike, strategji ndikuesish. I takon botës ta bëjë të dukshme, përmes dëshmisë së përditshme të shumë "krishtave të varfër" e mëkatarëve të falur, bukurinë e një takimi që shpëton dhe hap horizonte shprese. I takon botës t'u krijojë të gjithëve mundësinë për t’u takuar sy për sy me Jezusin!

02 gusht 2024, 15:30
Prev
February 2025
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728 
Next
March 2025
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031