Kërko

Përfundoi udhëtimi i Papës në Azi dhe Oqeani

Papa është në fluturim drejt Vatikanit pas 12 ditësh vizitash në Indonezi, Papua Guinea e Re, Timorin-Lindor dhe Singapor. Mbërritja në aeroportin Fiumicino të Romës pritet pasdite

R.SH. – Vatikan

Udhëtimi i Papës Benedikti XVI në Azi dhe Oqeani përfundoi. Sot paradite, në orën 6:25, me orën evropiane, në orën 12:25, me orën lokale, ceremonia e lamtumirës në aeroportin e Singaporit shënoi përfundimin e udhëtimit apostolik të 45-të ndërkombëtar të Papës Françesku, më i gjati që nga fillimi i papnisë së tij, një udhëtim shprese dhe dialogu në kufijtë e Azisë.

Në aeroportin Changi të Singaporit, Françesku u prit nga Ministri e Kulturës, Komunitetit dhe Rinisë në sallën "Dendrobium" të aeroportit ku zhvilloi një bisedë të shkurtër para se nisej me avion drejt Romës, në një fluturim që zgjat mbi 12 orë. Para se të hynte në avion, shumë njerëz e përshëndetën Papën, disa i kërkuan një selfie dhe të tjerë i dhanë një libër dhuratë. Si zakonisht, gjatë udhëtimit, Ati i Shenjtë do t'u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve të pranishëm në fluturimin papnor, të cilën e kanë shoqëruar gjatë këtij shtegtimi apostolik.

Udhëtimi më i gjatë

Takimi i fundit i vizitës së Papës në Singapor ishte takimi ndërfetar me të rinjtë në Catholic Junior College. Nga aty transferimi në aeroportin e qytet-shtetit për kthimin në Vatikan. Nga 2 deri më 13 shtator, Papa Françesku vizitoi 4 vende: Indonezinë, Papua Guinenë e Re, Timorin-Lindor dhe Singaporin, mbajti 12 fjalime e 4 predikime, e bëri 7 fluturime të ndryshme nga një vend në tjetrin.

Telegramet gjatë fluturimit

“Ndjenja e thellë e mirënjohjes” u shpreh nga Papa në telegramin dërguar Presidentit të Republikës së Singaporit Tharman Shanmugaratnam, “për pritjen e ngrohtë dhe bujare”. Françesku siguron lutjet e tij për paqen, unitetin dhe mirëqenien e kombit.

 

 

13 shtator 2024, 09:53