Kërko

Il briefing conclusivo del Sinodo sulla sinodalità, in Sala Stampa vaticana Il briefing conclusivo del Sinodo sulla sinodalità, in Sala Stampa vaticana

Kard. Hollerich: do të dëshiroja të kujtoja përvojën pozitive të sinodalitetit

Relatori i përgjithshëm i Sinodit, kardinali Hollerich, komenton për mediat e Vatikanit përvojën sinodale, pas konferencës përfundimtare të sesionit II të Asamblesë të XVI të Përgjithshme të Zakonshme për sinodalitetin. Vëren se si frytet e asamblesë mund të kenë ndikim mbi jetën e përditshme të katolikëve: me kalimin e kohës ata do të shohin një kishë, në të cilën vlejnë, në të cilën talentet e tyre janë të rëndësishme, sepse i përkasin popullit të të pagëzuarve

R.SH. / Vatikan

“Katolikët me kalimin e kohës do të shohin një kishë ku ata kanë rëndësi, ku janë të rëndësishëm, ku talentet e tyre, dhantitë e tyre, përvoja e tyre jetësore, janë të rëndësishme, sepse i përkasin popullit të të pagëzuarve.” Kështu shprehet Kardinali Jean-Claude Hollerich, kryeipeshkëv i Luksemburgut dhe relator i përgjithshëm në Sinodin, për mediat e Vatikanit pas konferencës të mbylljes për shtyp të Sinodit për sinodalitetin.

Hirësi, ç’risi sjell ky Sinod?

E reja është se Sinodi është proces. Sinodi filloi në vitin 2021, por emërimet e vitit 2023 dhe 2024 ishin vetëm faza festive e këtij procesi. Tani, ne ia ofrojmë këtë gjykim Atit të Shenjtë, i cili duhet ta vazhdojë atë, dhe Ati i Shenjtë nga ana e tij ia ktheu përsëri gjithë Kishës, bashkësive lokale. Pra, procesi vazhdon edhe pse kjo Asamble e Përgjithshme e 16-të e Sinodit të Ipeshkvijve ka përfunduar.

Çfarë ndikimi ka Sinodi mbi jetën e përditshme të katolikëve?

Ata ndoshta nuk do të shohin ndryshim të menjëhershëm, sepse ndryshimet kërkojnë kohë dhe Shpirti Shenjt ka nevojë për kohë, mbasi duhet të na i kthejë zemrat tona. Kjo zakonisht kërkon kohë, sepse ne rezistojmë. Por me kalimin e kohës do të shohin një Kishë në të cilën ata kanë rëndësi, në të cilën janë të rëndësishëm, në të cilën talentet e tyre, dhuntitë e tyre, përvoja e tyre jetësore, janë të rëndësishme sepse i përkasin njerëzve të pagëzuar. Ata i përkasin Popullit të Shenjtë të Zotit dhe, me Katekizëm e Krezmim, kanë marrë mbi vete një mision. E ne e kryejmë këtë mision së bashku si Kishë, bashkësi lokale, bashkësi e vogël, famulli, dioqezë e më gjerë.

Dëshironi të shtoni ndonjë gjë tjetër, Hirësia Juaj?

Për mua ishte gëzim dhe nder që mora pjesë në këtë Sinod dhe do të doja që të gjithë të mund të kishin përvojën pozitive të sinodalitetit, që kisha unë.

28 tetor 2024, 12:58