Kard. Rueda, "në qendër të Sinodit përshpirtëria, ekleziologjia dhe rruga misionare, formimi"
R.SH. / Vatikan
Kardinali Luis José Rueda Aparicio, kryeipeshkëv i Bogotas, i zgjedhur ditët e fundit ndërmjet 14 hartuesve të dokumentit përfundimtar të Sinodit të sinodalitetit, që përfaqëson Kishën e Amerikës Qendrore dhe Jugore, foli dje përmes një video, duke pasqyruar çka përjetoi deri në tani në seancën e dytë të Asamblesë së XVI të përgjithshme të Sinodit.
“Ishin çaste shumë ndriçuese, shumë të thella, e kjo na bën të ndjejmë se i gjithë sinodaliteti fillon nga përshpirtëria: “Duhet të flasim për përshpirtërinë e bashkimit, përshpirtërinë sinodale dhe përshpirtërinë e popullit të Zotit” - theksoi.
Më pas kujtoi se gjatë javës diskutimi u përqendrua mbi tri bazat, që ndërtojnë rrugën sinodale: përshpirtëria, kisha dhe rruga misionare, duke analizuar secilën prej tyre. Në veçanti, kujtoi se sinodaliteti ka një përmasë konstituive misionare. Do të thotë mision shërbimi, i dyerve të hapura, që hyn në zemrën e të gjithëve. Vërejti edhe se për ta arritur këtë Kishë misionare, është i nevojshëm formimi i të gjithë anëtarëve të popullit të Zotit: “Ne duhet ta formojmë veten: formimi i të gjithë anëtarëve të popullit të Zotit fillon nga takimi me Jezu Krishtin, takimi me njeriun, që na thërret të jemi me të, takimi me vetjen si qenie njerëzore dhe takimi me njerëzit e tjerë”, theksoi në përfundim.