Ardhja Krishtit: pritje, nostalgji, shpresë
R.SH.-Vatikan
Kemi hyrë në Vitin e ri liturgjik, prandaj, Kisha na fton të përgatitemi për Adhjen e Zotit me frymën e vigjilencës, që askush të mos rrezikojë ta shtyjë kthimin personal e ta vonojë takimin e gëzueshëm me Zotin.
Ardhja Jezu Krishtit: pritje, nostalgji, shpresë! Me të Dielën e Parë të kohës kishtare të Ardhjes, kemi hyrë në Vitin e ri liturgjik, prandaj, Kisha katolike na fton të përgatitemi për ardhjen e Zotit me frymën e vigjilencës, që askush të mos rrezikojë ta shtyjë kthimin personal e ta vonojë takimin e gëzueshëm me Zotin.
Po e dijmё se udha e shëlbimit është e gjatë, e vështirë, e pakutueshme, e shpesh herë Zoti na duket se heshtë, por “unë – sikur këndon poeti indian Tagore – “ do ta mbush zemrën me heshtje të tij hyjnore. I qetë do të presë, porsi nata në vigjilje të saj plotë yje, me kokë ulur e durim”.
Lutje: O Zot, s’jam ende gati!
Për të dielën e Ardhjes
S’jam ende gati për të bërë mirë,
e duhet të bëj mirë.
S’jam ende gati për të kuptuar
Nevojat e të tjerëve.
S’jam gati ta ndajë
Atë që kam, me ke s’ ka gjë prej gjëje.
S’jam gati as
Vendin t’ia lëshoj në autobus,
Një plaku këputë në këmbë.
Gati nuk jam për të mos e shpërdoruar,
Gjënë e bashkësisë.
O Zot!
Jam për të ardhur keq: gaboj në gjithçka.
Sot, në këtë kohë të Ardhjes,
Më shkund, o Zot, më shkund fort
Që gjumi të më dalë
E të kuptoj se s’duhet ta pres gjithçka prej të tjerëve
Duarkryq, pa bërë gjithçka që mundem
Për të mirën e gjithkujt!
Nuk dua më në asnjë mënyrë
Të jem njeri
Që rron për të mbytur kohën,
Me zemrën zhytur në kotësi
Që njerëzit i lodhë me mërzitjen e tij!