2024.11.27 Një nga emigrantët në qytetin e tendave në San Ferdinando, Itali, përdor shërbimin e lavanderisë 2024.11.27 Një nga emigrantët në qytetin e tendave në San Ferdinando, Itali, përdor shërbimin e lavanderisë

Bamirësia e Papës për "të padukshmit" e qyteteve të tendopolit në Kalabri

Në San Ferdinando, provincë e Reggio Calabria, Itali, "Lavanderia e Papës Françesku" hapet me një shërbim dushi kushtuar njerëzve të varfër ose të pastrehë për të larë rrobat e batanijet falas dhe për të siguruar higjienën personale. Shërbimi i Bamirësisë Apostolike me Procter & Gamble, Caritas të Dioqezës Oppido Mamertina - Palmi dhe Haier Europe. Krajewski: “Ka njerëz që nuk kanë as dokumente. Na thonë: motorinat kanë targa, na, njerëzit, nuk kemi as një kartë”

R.SH. / Vatikan

Çështje dinjiteti, para batanijeve dhe rrobave të pastra. Në qytetin e çadrave, ose më saktë, "bankopolin" e Shën Ferdinandit, komunë kalabreze, në Itali, me rreth 175 mijë banorë, ku ndodhet një geto, në të cilën qindra emigrantë afrikanë jetojnë në varfëri dhe degradim, në pritje të një leje qëndrimi, të punësuar në fusha dhe shpeshherë edhe ilegalisht, mbërrin bamirësia e Papës.

Pas Romës, Gjenovës, Torinos, Napolit dhe Katanies, sot, më 27 nëntor, u hap e shtata "Lavanderi e Papës Françesku" në këtë zonë industriale, në provincën Reggio Calabria”, me shërbim dushi bashkangjitur, për emigrantët.

Nismë - e ideuar dhe e promovuar nga Procter & Gamble Italia, me bashkëpunimin e Haier Europe, e mbështetur nga Bamirësia Apostolike dhe Dioqeza e Oppido Mamertina-Palmi - kushtuar migrantëve, të varfërve, të pastrehëve për t'u krijuar mundësinë të lajnë rrobat e tyre ose batanijet dhe të sigurojnë higjienën personale. Gjithçka, ca va sans dire ( e kuptueshme) plotësisht falas.

"Makinat kanë targa, ne njerëzit, asgjë"

"Është një mënyrë për t'u kthyer dinjitetin njerëzve , që nuk vdesin nga uria, por që gjithsesi vdesin, sepse e ndjejnë veten të padukshëm" - shpjegon kardinali Lëmoshtar Konrad Krajewski, për mediat e Vatikanit. Ata janë emigrantë nga Senegali, Nigeri, Mali, Burkina Faso, Bregu i Fildishtë dhe zona të tjera të kontinentit të zi, të cilët jetojnë në San Ferdinando deri në pesëmbëdhjetë vjet, por nuk kanë as kartë identiteti. “Kur shkova, i pyeta: çfarë të duhet? A e dini si u përgjigjen? “Duam të jemi të dukshëm!” - thotë Krajewski. “Një djalë më pa në sy dhe më tha: kemi vite që jetojmë këtu, na duhen dokumentet. Makinat kanë targa, ne njerëzit nuk kemi asgjë”.

Ndihmë me dokumente

Përveç pesë dusheve dhe lavanderisë me katër lavatriçe dhe katër tharëse, të vendosura në dy kontejnerë nga Procter & Gamble, do të vendoset një shërbim tjetër për këta "të padukshëm" të San Ferdinando: "A Help Desk Presidio për ata që kanë nevojë”, shpjegon diakoni Michele Vomera, drejtor i Caritas-it dioqezan. “Fjala është për qindra punëtorë migrantë: në periudhën e dimrit arrijnë deri në një mijë, në periudhën e verës deri në 200 ose pak më shumë. Ka të paktën 18 kombësi të ndryshme në këtë qytet- çadër, të lindur si përgjigje emergjence dhe tashmë kthyer në një vendbanim të braktisur nga institucionet. Janë njerëz - shton diakoni - që nuk kanë mjek të përgjithshëm, nuk kanë kod tatimor, nuk kanë ato, që ne na duken të parëndësishme, por që për ta janë pengesa të pakapërcyeshme, sepse përplasen me burokracinë italiane".

Shërbim dushi dhe lavanderie

Me pak fjalë, një sërë iniciativash (edhe ajo e shërbimit të berberit) dhe ngjarjesh të “përshtatura së bashku” që synojnë të jenë  shenjë bamirësie ndaj burrave (po flasim për një hendek që shkon nga 18 në 60 vjet, por shumica i përkasin grupmoshës 40-45 vjeç) pa shërbimet më elementare.  

Një bashkësi mbështetëse

“Për bashkësinë tonë është shenjë e mirë”- komenton drejtori i Caritas-it, i cili dëshiron të përshkruajë një kontekst solidariteti të gjallë, ku “emigrantët janë më shumë se italianët”, integrimi është “i qetë” dhe marrëdhëniet e ndërsjella janë “të bukura”. Përveç punëtorëve të huaj, në vend jetojnë edhe disa familje afgane, të vendosura në shtëpi të braktisura me qira të kontrolluara. “Banorët gatuajnë dhe u sjellin ushqim dhe ata ia kthejnë me gatime tradicionale. Jetojnë të qetë, kanë krijuar një ekonomi të vogël, menaxhojnë dy supermarkete. Mund të thuhet se vendi ec përpara falë këtyre njerëzve”.

Dhe në mes të gjithë kësaj, bamirësia e Papës vjen tani në San Ferdinando për të na kujtuar se "dinjiteti nuk është të jetosh në çadër, por të kesh një shtëpi, një punë, rroba të pastra, të jesh në gjendje të shkëmbesh një fjalë me fqinjin". Me pak fjalë, të jesh "i dukshëm".

28 nëntor 2024, 10:18