Kërko

Dom Kolë Dedaj Dom Kolë Dedaj

Dom Kolë Dedaj: Gjithë Shenjtërit na ftojnë të bëhemi të ngjashëm me Hyjin

Dom Kolë Dedaj: Gjithë Shenjtërit na ftojnë të bëhemi të ngjashëm me Hyjin, dhe ta dëshmojmë Atë në botë. Në ditën e Gjithë Shenjtërve Jezusi u flet për gjëra të zakonshme të njerëzve të zakonshëm. Kështu na i hap sytë për të parë ata njerëz, që mund të jenë secili prej nesh, përmes të cilëve vepron Hyji. Njerëz që e realizojnë thirrjen e Zotit për të qenë shenjtë, që e jetësojnë Fjalën e Zotit në botë duke qëndruar të veçuar prej mundanitetit.

R.SH. / Vatikan

Dom Kolë Dedaj komenton leximet biblike (Zb 7,2-4.9-14; Ps 24; 1Gjn 3,1-3; Mt 5,1-12) të solemnitetit të Gjithë Shenjtorëve, festa e të gjithë atyre që Kisha i njeh dhe s’i njeh. E këta janë më të shumtit. Në fillimet e krishterimit, anëtarët e Kishës quheshin edhe ‘shenjtorë’ dhe nënvizoi se i krishteri, si i tillë, është tashmë shenjt, sepse pagëzimi e bashkon me Jezusin e me misterin e Pashkëve të Tij, por njëkohësisht edhe duhet të bëhet shenjt, duke u njësuar gjithnjë më shumë me Krishtin. 

Dom Kolë Dedaj, me tjerash, pohon se "që në fillimet e Biblës Zoti u kërkon besimtarëve të tij: «Jini të shenjtë (qāḏôš), sepse unë jam i shenjtë, Zoti, Hyji juaj!» Lv 19,2. Në trajta dhe mënyra të ndryshme kjo kërkesë vazhdon të tingëllojë në të gjithë Shkrimin Shenjt (krh. 1Pj 1,16). Asnjëherë më tepër se sot nuk kemi pasur nevojë për njerëz që zbatojnë lumturitë në jetën e tyre, për njerëz që e ndriçojnë botën duke reflektuar lavdinë e Zotit. Kjo e kremte na ndihmoftë që mos ta harrojmë, por ta kemi gjithnjë parasysh thirrjen e madhe tonën për shenjtëri.

Në vazhdim komenti i dom Kolë Dedaj:

komenti i dom Kolë Dedaj

E kremtja e Gjithë Shenjtërve 01.11.2023[1]

(Zb 7,2-4.9-14; Ps 24; 1Gjn 3,1-3; Mt 5,1-12)

Që në fillimet e Biblës Zoti u kërkon besimtarëve të tij: «Jini të shenjtë (qāḏôš), sepse unë jam i shenjtë, Zoti, Hyji juaj!» Lv 19,2. Në trajta dhe mënyra të ndryshme kjo kërkesë vazhdon të tingëllojë në të gjithë Shkrimin Shenjt (krh. 1Pj 1,16). Termi i shenjtë (heb. qāḏôš) do të thotë i ndarëi veçuar prej mundanes dhe i kushtuar Hyjit dhe hyjnores[2]. Prandaj Kisha e shenjtë që nga fillimet e veta ka vazhduar për t’i nderuar dhe i nderon disa persona të veçantë, burra dhe gra, që kanë pasur një lidhje dhe afërsi të veçantë me Zotin.

Një mori e këtyre burrave dhe grave kanë ndjekur gjurmët e Hyjit dhe kanë kërkuar që t’i ngjajnë Atij në shëmbëllimin dhe përngjasimin e të cilit qenë krijuar (krh. Lumen Gentium 40). Këta janë të shpallur publikisht nga Kisha si shenjtër, por, thënë me fjalët e Zbulesës «...një shumicë e madhe që askush s’mund ta numëronte, prej çdo kombi, çdo fisi, populli dhe gjuhe! Qëndronin në këmbë përpara fronit dhe para Qengjit të veshur me petka të bardha e me palma në dorë» (Zb 7,2), kjo shumicë ende mbeten anonim. Nuk do të mjaftonin ditët për t’i përkujtuar të gjithë. Prandaj Kisha i feston së të gjithë bashku në këtë ditë.  

Leximi i parë i kësaj dite len shijen e Besëlidhjes së Vjetër. Këta shenjtër janë të veçuar me shenjë në ballë, janë të ruajtur për Zotin, sikurse ishin të ruajtur në librin e Daljes populli i Izraelit prej shuplakave. Këta mbajnë palma në dorë, shenjë e fitores mbi vdekjen nëpërmjet martirizimit, por në lidhje me Besëlidhjen e Vjetër kujton festën e Tëbanave, kohën kur populli i shpëtuar nga Zoti banon në shkreti (Lev 23,42-43) e me anë të rremave të palmave e rremave tjerë ndërtonte kolibet (Neh 8,15)[3]. Ky shëlbim i Besëlidhjes së Vjetër jehon deri në librin e fundit të Biblës.

Edhe për ne sot qëllimi i kryesorë është të bëhemi «ὅμοιοι θεῷ - të ngjashëm me Hyjin»[4] dhe duke e parë ashtu siç është, ta reflektojmë atë shenjtëri në botë. Në anën tjetër Ungjilli i ditës së përkujtimit të shenjtërve ndalet tek lumturitë. Pak më herët në Ungjillin e Mateut Jezusi kishte filluar të marrë famë nëpër krahina. Mrekullitë e tija, dëbimet e djajve dhe shërimet e ndryshme ia kthenin njerëzve shpresën. Mirëpo sot, ndërsa Jezusi i ka trumat para vetes, nuk i drejton ato tek të bëmat e veta, tek mrekullitë, por fillon t’i mësojë. Në vend të mrekullive Jezusi fillon t’i mësojë rreth gjërave të zakonshme. Flet për njerëz që qajnë, për njerëz të butë, për njerëz të mëshirshëm, për ata që janë të uritur e të etur për drejtësi si edhe për njerëz pajtues.

Në ditën e Gjithë Shenjtërve Jezusi flet për gjëra të zakonshme të njerëzve të zakonshëm. Kështu na i hap sytë për të parë ata njerëz, që mund të jenë secili prej nesh, përmes të cilëve vepron Hyji. Njerëz që e realizojnë thirrjen e Zotit për të qenë shenjtë, që e jetësojnë Fjalën e Zotit në botë duke qëndruar të veçuar prej mundanitetit. Lumturitë i mbajnë këto dy sfera bashkë. Ne kemi njerëz individualë, në të gjithë veçantinë e tyre, të veçuar për përdorim të shenjtë. Në një botë me luftë e padrejtësi gjejmë njerëz paqetues.

Asnjëherë më tepër se sot nuk kemi pasur nevojë për njerëz që zbatojnë lumturitë në jetën e tyre, për njerëz që e ndriçojnë botën duke reflektuar lavdinë e Zotit. Kjo e kremte na ndihmoftë që mos ta harrojmë, por ta kemi gjithnjë parasysh thirrjen e madhe tonën për sh

[1] Gospel: Matthew 5:1-12 (All Saints Sunday: Series A) (1517.org)https://www.catholicculture.org/culture/liturgicalyear/calendar/day.cfm?date=2023-11-01

[2] Francis Brown, Samuel Rolles Driver, and Charles Augustus Briggs, Enhanced Brown-Driver-Briggs Hebrew and English Lexicon (Oxford: Clarendon Press, 1977), 872.

[3] Ian Boxall, The Revelation of Saint John, Black’s New Testament Commentary (London: Continuum, 2006), 122-126.

[4] Georg Strecker and Harold W. Attridge, The Johannine Letters: A Commentary on 1, 2, and 3 John, Hermeneia—a Critical and Historical Commentary on the Bible (Minneapolis, MN: Fortress Press, 1996), 88–89.

01 nëntor 2024, 09:56