L'arcivescovo Paul Richard Gallagher (foto d'archivio) L'arcivescovo Paul Richard Gallagher (foto d'archivio)

Imzot Gallagher, në Kamerun për dhjetëvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë

Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, Imzot Gallagher, është në Yaoundé që sot, e deri të hënën, më 18 nëntor. Planifikohen takime me presidentin, udhëheqësit politikë dhe ipeshkvijtë e vendit. Në Université Catholique d'Afrique Centrale Kryeipeshkvi do të marrë një doktoratë honoris causa.

R.SH. / Vatikan

Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, ndodhet në Kamerun me rastin e dhjetëvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë me shtetin afrikan.

Sipas programit, publikuar përmes një postimi në X për llogarinë e Sekretariatit të Shtetit @TerzaLoggia, Imzot Gallagher do të takohet nesër me Ministren e Punëve të Jashtme, Lejeune Mbella Mbella; më pas ky takim do të pasohet nga një vizitë kortezie tek kryeministri, Joseph Dion Ngute. Në të njëjtën ditë, Kryeipeshkvi do të takohet me ipeshkvijtë e Kamerunit.

Të shtunën, më 16 nëntor, Imzot Gallagher do të kremtojë liturgjinë eukaristike në bazilikën e vogël të Marie Reine des Apötres de Mvolye, në kryeqytetin Yaoundé.

Të hënën, më 18, Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet do të pritet në audiencë nga Presidenti i Republikës, Paul Blya.

Akti përfundimtar është konferenca në Université Catholique d'Afrique Centrale në Yaoundé: me atë rast, imzot Gallagher do të marrë doktoratën Honoris causa.

15 nëntor 2024, 12:50