Në Shën Pjetër, bredhi dhe betlehemi do të përurohen më 7 dhjetor
R.SH. - Vatikan
Inaugurimi i Bredhit dhe i betlehemit në sheshin e Shën Pjetrit do të bëhet të shtunën më 7 dhjetor, në orën 18.30. Ceremonia për dy simbolet e Krishtlindjes do të kryesohet nga kardinali Fernando Vérgez Alzaga dhe motra Raffaella Petrini, përkatësisht president dhe sekretare e përgjithshme e Guvernatoratit të Shtetit të Vatikanit.
Skenat e Lindjes, nga Betlehemi
Në mëngjes do të përurohet “Lindja në Betlehem, 2024” në sallën e Palit VI: një mori paraqitjesh të Lindjes së Krishtit, të gjitha të prodhuara dhe të krijuara në Betlehem nga artizanët vendas. Me këtë rast do të jenë të pranishëm përfaqësues të Ambasadës së Shtetit të Palestinës pranë Selisë së Shenjtë. Në të njëjtën kohë, gjithnjë në Sallën Pali VI, delegacionet do të priten në audiencë nga Papa Françesku për paraqitjen zyrtare të dhuratave.
Ceremonia e pasdites
Në ceremoninë e pasdites do të jenë të pranishëm edhe delegacionet zyrtare të prejardhjes së Shpellës dhe të bredhit në Sheshin e Shën Pjetrit, ardhur përkatësisht nga Grado, në dioqezën e Gorizias dhe nga Ledro, në dioqezën e Trentos. Në veçanti, për skenën artistike të lindjes së Krishtit, ndër të tjera marrin pjesë ipeshkvi i Gorizias, Imzot Carlo Roberto Redaelli, autori i projektit, kalorësi Antonio Boemo, kryetari i bashkisë, Giuseppe Corbatto dhe banda qytetare "Città di Grado". Për Bredhin e Krishtlindjes do të jenë, ndër të tjerë, ipeshkvi i Trentos, Imzot Lauro Tisi, kryetari i provincës së Trentos, Maurizio Fugatti, kryetari i bashkisë Ledro, Renato Girardi, kori i Cima d'Oro, Val of Ledro dhe grupi i fizarmonikave të Città di Arco. Skena e lindjes së Krishtit dhe bredhi në Sheshin e Shën Pjetrit do të qëndrojnë në zemër të Sheshit deri në fund të Kohës së Krishtlindjes, që përkon me festën e Pagëzimit të Zotit, të dielën, 12 janar 2025.
Në qendër, lindja e Krishtit
Vepra e madhe e betlehemit, të cilin Grado e sjell këtë vit në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, natyrisht që ka në qendër lindjen e Krishtit Fëmijë, por propozon edhe skena të jetës së përditshme plot dashuri dhe punë. Grado sjell, kështu, skenën e lindjes së bashkësisë në Sheshin e Shën Pjetrit, krijuar nga rreth dyzet njerëz, të gjithë vullnetarë, profesionistë dhe artistë në fushat e tyre përkatëse, kryesisht përfaqësues të shoqatave vendase.
Laguna e Grados
U zgjodh si ambient një nga aspektet e ndryshme të qytetit të banjove-shëruese, përkatësisht ai i lagunës së tij unike, të gjallë, e cila lidhet gjithashtu me historikun e ishullit, që të kujton kohën e largët të patriarkëve, vajzën e Aquileia-s por, mbi të gjitha, nënën e Venedikut. Pastaj, një lagunë e banuar dikur nga qindra gradezë, të ashtuquajturit "kasonerë", sepse banonin në "casoni", ndërtesa tipike kallami. Dhe pikërisht brenda një "casoni" lind Krishti, vepër e krijuar, së bashku me të gjitha shtatoret e tjera të shumta, nga Lorenzo dhe Françeska Boemo, babë e bijë. Shtatore të ngjeshura me baltë, pikërisht atë të lagunës. Ambienti i zgjedhur është ai i fillimit të viteve ‘900.
Hollësirat e skenës së lindjes së Krishtit
"Kasonerët" ktheheshin në Grado vetëm tri herë në vit, për Pashkë, për "Perdòn de Barbana", procesioni i banorëve të Grados që shkojnë për të falënderuar Virgjërën në Shenjtëroren e ishullit Barbana e, natyrisht, për Krishtlindje. Ideja dhe koordinimi i gjithçkaje që Grado po përgatit të “zbarkojë” në Sheshin e Shën Pjetrit është e përgjegjësit dhe arkitektit Andrea de Walderstein. Do të ketë edhe një plazh të vogël me një gjyshe që do të kujdeset për nipërit dhe qenin e saj.
Dëshira për paraqitjen e Lindjes së Krishtit
Kur flasim për zell, është e nevojshme të kujtojmë se në lagunë, me përjashtim të fëmijëve të vegjël, që ndiqnin shkollën në ishullin Anfora, të gjithë punuan për të ndihmuar në ecjen përpara. Kështu edhe femrat. Dhe do të jetë një prej tyre, një grua peshkatare që ka ndihmuar të shoqin, e cila do ta drejtojë “batelën” me Tre Mbretërit. Në mes të lagunës, si në jetë, ka edhe disa "briccole", një strukturë detare që përdoret për të treguar drejtimet që duhen marrë: Aquileia, shenjtërorja e Zojës së Kurorëzuar të ishullit Barbana, të Trieshtës dhe Venedikut. Dhe pastaj, bimësia e pasur dhe jeta e shpendëve, krijuar me printerin 3D. Lidhur me këtë, për të shmangur ardhjen masive të pulëbardhave, u vendosën dy parandalues tejzanor me frekuencë të ndryshueshme. Pasioni për skenat e lindjes është aq i rrënjosur në Grado, sa prej shumë dekadash ruhet një ekspozitë e rëndësishme me veprat e ekspozuara, si përgjatë rrugëve të qendrës historike, të stilit tipik venecian, ku ka gjithashtu dy bazilika të çmuara të hershme të krishtera (ajo e Shën Eufemisë, e shenjtëruar në vitin 579 nga Patriarku Elias), ashtu edhe në pjesë të tjera të qytetit, madje edhe në salla të veçanta.
Pasioni për paraqitjet e Lindjes së Krishtit
Kur flasim për zell, është e nevojshme të kujtojmë se në lagunë, me përjashtim të fëmijëve të vegjël që ndiqnin shkollën në ishullin Anfora, të gjithë punuan për të ndihmuar në ecjen përpara. Kështu edhe femrat. Dhe do të jetë një prej tyre, një grua peshkatare që ka ndihmuar të shoqin, e cila do të drejtojë “batelën” me Tre Mbretërit. Në mes të lagunës, si në realitet, ka edhe disa "briccole", një strukturë detare e cila përdoret për të treguar drejtimet që duhen marrë: Aquileia, shenjtërorja e Virgjërës së kurorëzuar të ishullit Barbana, Trieste dhe Venecia. Dhe pastaj bimësia e pasur dhe jeta e shpendëve krijuar me printerin 3D. Lidhur me këtë, për të shmangur ardhjen masive të pulëbardhave, janë vendosur dy parandalues tejzanor me frekuencë të ndryshueshme. Pasioni për skenat e lindjes në Grado është shumë i rrënjosur, aq sa prej shumë dekadash ruhet një ekspozitë e rëndësishme me veprat e ekspozuara, si përgjatë rrugëve të qendrës historike, të stilit tipik venecian, ku ka gjithashtu dy bazilika të çmuara të hershme të krishtera (ajo e Shën Eufemisë, shenjtëruar në vitin 579 nga Patriarku Elias), ashtu dhe në pjesë të tjera të qytetit, madje edhe në dhoma të veçanta.
Kujtimi i Tokës së Shenjtë
Skena e Lindjes, e cila do të vendoset në Sallën Pali VI, dëshiron të kujtojë Tokën Shenjte - vendin e privilegjuar të historisë së shpëtimit, tokën mbi të cilën shkeli Shëlbuesi, ku u mishërua, lindi, vuajti, vdiq dhe u ringjall – teatër i përditshëm i shkatërrimit, konflikteve, zisë dhe dhunës. Ky krijim artistik u quajt "Lindja e Betlehemit 2024". U projektua nga dy artistë të Betlehemit: Johny Andonia dhe Faten Nastas Mitwasi. Është strukturë kryesore, 3 metra e lartë, e përbërë nga një bazë rrethore, me rafte mbi të cilat duken një sërë skenash të lindjes së Krishtit dhe, në pjesën e sipërme, ylli i famshëm i Betlehemit.
Traditat shekullore
Nuk mungojnë as traditat shekullore të artizanëve vendas, me elementë bashkëkohorë. Materialet e përdorura janë hekur për strukturën kryesore, dru ulliri për shtatoret e Familjes së Shenjtë dhe përfaqësime të tjera, por edhe madreperla, guri, qeramika, qelqi, pëlhura. Gjatë përgatitjes, grumbullimit dhe ndërtimit të veprave të artit, artistët bashkëpunuan me disa institucione vendase të krishtera.
Bredhi 29 metra i lartë
Bredhi madhështor, 29 metra i lartë, vjen nga Ledro, në Trentino. Zgjedhja e këtij ekzemplari u përcaktua jo vetëm nga vlera estetike, por edhe nga një ekologji e përgjegjshme, duke qenë se heqja e pemës do të garantojë përtëritjen e natyrshme të pyllit për dekadat e ardhshme. Pyjet në zonë janë të certifikuara nga PEFC. Një pyll i certifikuar nga PEFC është i menaxhuar në përputhje me kërkesat më të rrepta mjedisore, sociale dhe ekonomike. Rritja vjetore e pyjeve të Ledros është e çertifikuar për 8260 metra kub dhe bredhi fatbardhë është pjesë e një prej atyre, që do të duhet të priten për kultivimin korrekt të pyllit. Megjithatë, nisma e dhuratës së Krishtlindjes nga Ledro për Papën Françesku nuk u kufizua vetëm në bredhin kryesor: shoqata, institucione, organe, qytetarë të thjeshtë - të cilët u aktivizuan si individualisht ashtu edhe në grup – zbukuruan edhe 39 bredha të përmasave të tjera më të vogla, të blera a të ardhura nga kultivime të caktuara, për t'u përdorur për zyrat, vendet publike dhe ndërtesat e tjera të Selisë së Shenjtë.