Kërko

Papa Françesku Papa Françesku

Papa, çdo gjest i mirë pasqyron dashurinë e Zotit

Papa: "Kur mësojmë të shërbejmë, çdo gjest vëmendjeje dhe kujdesi, çdo shprehje përdëllimi, çdo vepër mëshire bëhet një pasqyrim i dashurisë së Zotit".

R.SH. - Vatikan

"Kur mësojmë të shërbejmë, çdo gjest vëmendjeje dhe kujdesi, çdo shprehje përdëllimi, çdo vepër mëshire bëhet një pasqyrim i dashurisë së Zotit". Kështu pohon Papa Françesku në platformën e mediave sociale X botuar sot më 12 nëntor 2024 në@Pontifex.

Jo vetëm urdhërim, por dashuri e jetuar

“Jezusi i përmblodhi urdhërimet e tij në një të vetëm: “Duajeni njëri-tjetrin sikurse unë ju desha juve” (Gjoni 15,12). Të duash siç do Krishti do të thotë të vihesh në shërbim të vëllezërve, veçanërisht të atyre që kanë më shumë nevojë, me atë që jemi dhe me atë që kemi”. Kështu pohoi Papa Françesku në një tweet, më 13 qershor 2022, në faqen @Pontifex.

“Urdhërimi i Jezusit për të dashur nuk është thjesht normë”: e nënvizoi Papa gjatë lutjes mariane të Mbretëreshës Qiellore të 10 majit 2015 në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, duke shpjeguar më pas se “norma mbetet gjithnjë diçka abstrakte, diçka jashtë jetës”. Duhet, prandaj, ta dallojmë normën nga jeta: ligji i dashurisë, nënvizoi Papa, u shkrua një herë e përgjithmonë në zemrën e njeriut.

12 nëntor 2024, 14:27