Papa kryeson Meshën e Ditës Botërore të Rinisë më 24 nëntor
R.SH. / Vatikan
Më 24 nëntor 2024, në solemnitetin e Krishtit Mbret të Gjithësisë, në orën 9.30 në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan, Papa Françesku do të kryesojë kremtimin Eukaristik me rastin e Ditës Botërore të Rinisë, një ngjarje e rëndësishme për të rinjtë dhe për të gjithë komunitetin katolik. Kështu bënë të ditur sot zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë.
Ata që shpresojnë në Zotin, ecin pa u lodhur
Po kujtojmë se tema e Ditës së XXXIX Botërore të Rinisë 2024, e cila do të kremtohet në nivelin kombëtar të dielën, më 24 nëntor 2024, është “Ata që shpresojnë në Zotin, ecin pa u lodhur” (krh Is 40, 31) dhe kujton dimensionin e brendshëm shpirtëror të shtegtimit.
Në mesazhin për Ditën 39-të Botërore të Rinisë, Papa Françesku flet për gjeneratat e reja, të cilët shpesh paguajnë çmimin më të lartë të luftërave, padrejtësive sociale, varfërisë, shfrytëzimit të njerëzve dhe të krijimit. Ftesa, në kuadrin e Jubileut 2025, është të kapërcehet apatia dhe strehimi në tepri e shkeljet të ndryshme, e përfiton nga rasti për t’u drejtuar një thirrje të rinjve që do të nisen për udhë drejt Romës me rastin e Jubileut 2025
Të rizbulohen vendet e shenjta që ruajnë trashëgiminë e fesë
"Të dashur të rinj", shkruan Ati i Shenjtë Bergoglio, "ajo që unë ju rekomandoj është kjo: vihuni për udhë jo si turistë të thjeshtë, por si shtegtarë. Kjo do të thotë, se ecja juaj nuk duhet të jetë thjesht kalim nëpër vendet e jetës në mënyrë sipërfaqësore, pa kuptuar bukurinë e asaj që hasni, pa zbuluar domethënien e rrugëve të përshkuara, duke kapur momente të shkurtra, te përvoja kalimtare për t'u fiksuar në një selfie. Turisti e bën këtë. Nga ana tjetër, shtegtari zhytet me gjithë zemër në vendet që ndesh, i bën të flasin, i bën pjesë të kërkimit të lumturisë''.
Kështu Papa shpreson se do të jetë e mundur që shumë të rinj të vijnë në Romë me rastin e Jubileut 2025 në një shtegtim shpirtëror për të kaluar dyert e shenjta. Për të gjithë, në çdo rast, do të ketë mundësi që ky shtegtim të bëhet edhe në Kishat e veçanta vendore, për të rizbuluar, kështu, vendet e shenjta të shumta që ruajnë trashëgiminë e fesë dhe devotshmërinë e popullit të shenjtë dhe besnik të Zotit. Dhe urimi im, shkruan Papa, është që shtegtimi jubilar të bëhet për secilin prej nesh “një moment takimi jetësor dhe personal me Zotin Jezus, që është “Dera e shpëtimit””.