Papa me Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Antony J. Blinken Papa me Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Antony J. Blinken

Papa priti Sekretarin Amerikan të Shtetit Blinken

Papa priti në audiencë Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Antony J. Blinken. Kështu njofton zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë përmes një buletini. Përveç Papës, Blinken u takua me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit kardinalin Parolin dhe kryeipeshkvin Gallagher për të diskutuar shqetësimet ndërkombëtare, duke përfshirë Lindjen e Mesme dhe konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës.

R.SH. / Vatikan

Papa priti sot paradite në audiencë Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Antony J. Blinken. Kështu bëri të ditur zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë përmes një buletini Përveç Papës, Blinken u takua me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit kardinalin Parolin dhe kryeipeshkvin Gallagher për të diskutuar shqetësimet ndërkombëtare, duke përfshirë Lindjen e Mesme dhe konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës.

Antony J. Blinken është në Itali për të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të G7 për të diskutuar një sërë çështjesh me partnerët, duke përfshirë konfliktet në Lindjen e Mesme, luftën e Rusisë kundër Ukrainës, sigurinë e Indo-Paqësorit dhe krizat e vazhdueshme si në Haiti ashtu edhe në Sudan.

27 nëntor 2024, 13:14