Kërko

File photo of a Chinese spacecraft launching from the Gobi desert in northwest China on October 30.   (AFP or licensors) File photo of a Chinese spacecraft launching from the Gobi desert in northwest China on October 30. (AFP or licensors)

Selia e Shenjtë, kundër grumbullimit të armëve në hapësirë

Vëzhguesi i Përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë Kombeve të Bashkuara, Kryeipeshkvi Gabriele Caccia, i nxiti vendet anëtare t'i japin përparësi bashkëpunimit ndërkombëtar në veprimtaritë e hapësirës.

R.SH. / Vatikan

Në Konferencën e vitit 1968 lidhur me Përdorimin Paqësor të Hapësirës  Jashtë-atmosferike, Papa Pali VI u pati bërë thirrje aktorëve kombëtarë dhe tregtarë ta përqendrojnë prosperitetin kolektiv në përpjekjet e eksplorimit të hapësirës. Që atëherë, Selia e Shenjtë ka vazhduar të theksojë nevojën për norma më të përshtatshme ndërkombëtare, që mbarshtojnë teknologjinë hapësinore.

Më 30 tetor, në Nju Jork, Kryeipeshkvi Gabriele Caccia, Vëzhgues i Përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë Kombeve të Bashkuara, bëri një deklaratë të dyfishtë mbi sigurinë e hapësirës. Kryeipeshkvi Caccia foli gjatë takimit të parë dhe të katërt të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për çarmatimin dhe misionet e veçanta politike:

“Ndërsa zbulojmë potencialin e madh të hapësirës së jashtme, është thenelore që shtetet të nxisin përdorimin e saj paqësor, si pasuri e përbashkët”, theksoi Kryeipeshkvi.

Imzot Caccia foli veçanërisht i alarmuar për militarizimin e hapësirës nga vendet anëtare, përkatësisht nëpërmjet armëve anti-satelitore (ASAT). ASAT-të, me zanafillë në garën hapësinore të Luftës së Ftohtë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik, janë predha të afta për të shkatërruar satelitët në orbitën e Tokës. Në vitin 2022 SHBA imponuan një moratorium në testimin ASAT, por Kina dhe Rusia vijuan të kryejnë demonstrime të armëve të ngjashme, deri në maj 2024.

"Është për të ardhur keq që bashkësia ndërkombëtare nuk ka arritur një konsensus mbi marrëveshjen për ndalimin e të gjitha llojeve të armëve në hapësirën" - pohoi Kryeipeshkvi Caccia gjatë fjalimit në Komitetin e Parë të OKB-së.

Kryeipeshkvi e quajti Konferencën e OKB-së për Çarmatimin (CD) kornizë ekzistuese ku masat e mospërhapjes bërthamore duhet të pasqyrojnë shqetësimet në rritje për ndërtimin e armëve në hapësirë. Kujtoi edhe se CD-ja e këtij viti do të zhvillohet në Itali.

Kryeipeshkvi Caccia kujtoi edhe se, ndërkohë, shtetet anëtare duhet t'i përmbahen Traktatit të Hapësirës së Jashtme të vitit 1967, i cili pohon se "Hëna dhe trupat e tjerë qiellorë duhet të përdoren vetëm për qëllime paqësore".

02 nëntor 2024, 10:27