Kërko

 44 / 5.000 Lindja e Krishtit Foshnja Adhurimi i barinjve 44 / 5.000 Lindja e Krishtit Foshnja Adhurimi i barinjve

Krishtlindja është për të gjithë: simbolet e Krishtlindjes!

Domethënia simboleve që karakterizojnë Krishtlindjen, e kremte e dhuratës. Hyji ua bën dhuratë Vetveten gjithë njerëzve, të gjithë banorëve të tokës. Hyji na dhuron një shenjë dashurie; na bën dhanti gjënë më të çmuar, më të rëndësishme, më të bukur: Birin e tij të dashur.

R.SH. - Vatikan

Jemi në pagun e Krishtlindjes, e në udhën tonë drejt Betlehemit, drejt vendit ku Jezu Krishti lindi, ndërsa vazhdojmë ta përshpejtojmë përgatitjen tonë shpirtërore, duam të ndalemi te domethënia simboleve që karakterizojnë Krishtlindjen. Feja jonë na ndihmon të shohim se Ai që po vjen është Biri i Hyjit. Hyj prej Hyji, dritë prej drite, Hyj i vërtetë prej Hyjit të vërtetë; është Hyj që, kur përmbushën kohët, merr natyrën njerëzore për shëlbimin tonë e lind në Betlehem nga Virgjëra Mari. Gjithë kjo do të thotë Lindje e Shëlbuesit.

Për Krishtlindje fillon misteri i shëlbimit e prandaj duhet t’i përgatisim zemrat për arritjen e Shëlbuesit, që do të vijë rishtas në mbarimin e botës, por që tashmë ka ardhur në Betlehem: këtë kremtojmë për Krishtlindje, Birin e Hyjit që lind si njeri

Krishtlindja, pra, është kremte e dhuratës. Hyji ua bën dhuratë Vetveten gjithë njerëzve, të gjithë banorëve të tokës, që gëzimi i tyre të shndrisë, si drita në mes terrinave të natës.  Hyji na dhuron një shenjë dashurie; na bën dhanti gjënë më të çmuar, më të rëndësishme, më të bukur: Birin e tij të dashur.

Jezu Krishti është dhantia e Hyjit! Ai është prova më e madhe e dashurisë së Zotit, Atit tonë qiellor për ne. Krishti Fëmijë është Zoti-Dashuri, krejtësisht i çarmatosur, që nuk vjen për ta pushtuar botën nga jashtë, por për t’u pranuar nga njeriu në liri. Ky është kuptimi i Krishtlindjes.

Betlehemi ndodhet në malësitë e Judesë. Është qyteti, ku lindi Davidi, bir barinjsh, që do të bëhej mbreti i madh i Izraelit. Qytet i etërve të Jozefit. Ndryshon shumë nga Jerusalemi, kryeqyteti krenar, 7 kilometra më në veri të vendit.

Shpëtimtari, është fjalë që përdorej dendur në kohën e Jezusit. E do të përdorej edhe më shumë në kohët, që do të vinin, në ditët tona e në ditët, që nuk kanë aguar akoma, për të dëbuar errësirën. Njerëzit kërkonin, kërkojnë e do të kërkojnë një shpëtimtar, sepse kanë gjithnjë nevojë për shpëtim. Por, duhet dalluar shpëtimtari nga Shpëtimtari: të mos harrojmë. Asokohe edhe perandori romak quhej ‘shpëtimtar’. Po Jezusi nuk është perandor. Nuk është shpëtimtar njerëzor. Ai është Mesia! Është Zoti!

Grazhdin e dinë të gjithë ç’do të thotë; është vendi ku vihet ushqimi për gjënë e gjallë, për kafshët. Në një grazhd do ta pushonte shtatin Jezusi i posalindur, sepse për Të nuk u gjend asnjë vend tjetër në gjithë qytezën e Betlehemit. Barinjve u jepet pikërisht kjo shenjë, që të mund ta njohin Zotin: “Do të gjeni një foshnjë, të vënë mbi një grazhd”.

Barinjtë atëherë u nisën dhe e gjetën të vënë mbi kashtën e një grazhdi. Po sot, ku ndodhet, që të shkojmë ta takojmë edhe ne, ta adhurojmë, bashkë me barinjtë e lashtë? Miq, afrojuni e shikoni! Dhantia e Hyjit u duk përsëri mbi një grazhd! Ja, Biri i Hyjit, i lindur në varfëri. Ejani, miq, të këndojmë këngën e lumnisë!

 

23 dhjetor 2024, 10:43