Homazhe në vendin e sulmit në tregun e Krishtlindjes në Magdeburg Homazhe në vendin e sulmit në tregun e Krishtlindjes në Magdeburg

Papa: shqetësohet për sulmin në Gjermani, pranë viktimave

Në një telegram të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Parolin dërguar Presidentit Steinmeier, Françesku shpreh dhimbjen për të vrarët dhe të plagosurit në sulmin në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg. Papa thotë se është pranë familjeve të viktimave dhe falënderon ata që po i mbështesin në këtë moment të vështirë

R.SH. / Vatikan

Papa Françesku mësoi "me shqetësim" lajmin e "sulmit" që ndodhi në Gjermani, në Magdeburg, ku të premten në mbrëmje një auto BMW u përplas me turmën në tregun lokal të Krishtlindjes, duke shkaktuar të paktën pesë viktima, duke përfshirë një fëmijë nëntë-vjeçar, të moshuar dhe mbi 200 të plagosur. Në një telegram të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit,Kardinal Pietro Parolin, dërguar Presidentit të Republikës Federale Gjermane, Frank-Walter Steinmeier, Papa "shpreh pjesëmarrjen e tij në dhimbjen e të prekurve" dhe siguron "të gjitha viktimat për afërsinë e tij shpirtërore”.

Falënderimi për mbështetjen e viktimave

Telegrami kujton gjithashtu edhe "të gjithë ata që punojnë dhe mbështesin viktimat në këtë kohë të vështirë". Atyre u shkon falënderimi i Françeskut, i cili “lutet për të ndjerët dhe ia beson njerëzit Krishtit, shpresës sonë”, duke i kërkuar Zotit “me gjithë zemër mbështetje dhe ngushëllim hyjnor për të gjithë”.

22 dhjetor 2024, 09:19