Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Musica sull'Acqua (Water Music) - SUITE n°3 in RE Maggiore
Programe Podcast
Hyrja e Jezusit në Jerusalem mbi shpinën e një gomari Hyrja e Jezusit në Jerusalem mbi shpinën e një gomari

Jezusi ngjitet në Jerusalem: E Diela e Larit

Ngjitu në Jeruzalem, Jezus, /shaluar mbi gomar, rrethuar nga shtegtarët./Ngjitu në Qytetin Shenjt/ku të presin mundimet e vdekja,/pse dashurinë që ti ke për ne/s’ka forcë në botë ta ndalojë!.../Ti o Jezus e di mirë ç’të pret: /Tmerri e terri e dhimbja,/tradhtia e braktisja./Të pret kodrina e Kalvarit,/kryqi të pret e gozhdat janë gati./Përpara të gjithëve ti do të lartohesh,/mbi kryqin e lagur me djersë e me gjak…/ pas pak…

R.SH. / Vatikan

E Diela Larit: Jezusi ngjitet në Jerusalem

Meditim kushtuar të Dielës së Larit:

Ngjitu në Jeruzalem, Jezus,
shaluar mbi gomar, rrethuar nga shtegtarët. 
Ngjitu në Qytetin Shenjt
ku të presin mundimet e vdekja,
pse dashurinë që ti ke për ne
s’ka forcë në botë ta ndalojë!
S’mund ta ndalojë as dhuna
e as poshtërsia njerëzore.

Shtegtimi yt cak tjetër s’ka: 
mbaron këtu!
Në këtë vend do të bësh dëshmi
duke dhuruar jetën.
Ti e di mirë ç’të pret: 
Tmerri e terri e dhimbja,
tradhtia e braktisja.

Të pret kodrina e Kalvarit,
kryqi të pret e gozhdat janë gati.
Përpara të gjithëve ti do të lartohesh,
mbi kryqin e lagur me djersë e me gjak…
pas pak…
Po tash për tash njerëzia që të njohu,
që të pa e të dëgjoi e mbrapa po të ndjek
të shpreh veç entuziazëm.

E bën këtë me gjestet e të varfërve
të cilët, të çuditur, njohin Dikë, 
dikë që i do, dikë që i mbron,
dikë që i rrethon me kujdes,
që i shikon me mëshirë. 
E e bën me fjalë në të cilat 
zëri i profetëve jehon 
thellësive të kohës. 

E ti e ndjen si përmbushet
premtimi i bërë ç’prej kahmot.
Ata brohorasin!
Si mund t’i bësh të heshtin?
Për këtë ke ardhur,
Që të dhurosh jetën
për jetën,
për ta për shëlbimin e botës.

13 prill 2025, 12:35
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031