Sinodi, një “plan pune” për procesin e shoqërimit
R.SH. – Vatikan
U mbajt pasditen e djeshme, 7 prill, takimi i tretë i Këshillit XVI të Zakonshëm të Sekretarisë së Përgjithshme të Sinodit. Në qendër të tij, procesi i shoqërimit dhe i verifikimit të fazës zbatuese të asemblesë së ipeshkvijve: një “plan pune”, që Këshilli ia paraqiti Papës një ditë pas mbledhjes së tyre të fundit, më 10 shkurt dhe që Françesku e miratoi në mes të marsit.
Pas lutjes së kryesuar nga kamaldolezi, atë Matteo Ferrari, gjatë së cilës të pranishmit u lutën edhe për shëndetin e Papës, anëtarët e Këshillit filluan një reflektim mbi Dokumentin Mbështetës për Fazën e Zbatimit, botimi i të cilit është planifikuar për në fund të majit 2025. U diskutua gjithashtu edhe për veprimtaritë e lidhura me Jubileun e Ekipeve Sinodale, që do të mbahet nga 24 deri më 26 tetor 2025. Mbledhja u drejtua nga Sekretari i Përgjithshëm i Sinodit, kardinali Mario Grech.
Gjatë takimit, pjesëmarrësit uruan kardinalin Jean-Marc Aveline për emërimin e tij në krye të Konferencës Ipeshkvnore Franceze. Mbledhja e radhës e Këshillit të Zakonshëm do të mbahet në gjysmën e dytë të majit për të diskutuar mbi bocat e Dokumentit Mbështetës.