Kërko

Vetrate delle Chiese gotiche Vetrate delle Chiese gotiche

Shenjtorët e javës 4 - 11 shkurt

E diel 4 shkurt, Kisha katolike kremton të dielën e 5-të gjatë vitit kishtar, ciklit të dytë 'B' po mё 4 shkurt, kalendari përkujton shën Eutikin, martir dhe shën Jozefin nga Leonesa, kapuçin. Ungjilli i liturgjisë së dielës nga shën Marku (Mk 1, 29-39), e paraqet Jezusin të imepnjuar në misionin për shërimin e të sëmurëve. Krishti, përveç se është mjek i shpirtit, është edhe mjek i trupit.

R.SH. / Vatikan

E diel 4 shkurt, Kisha katolike kremton të dielën e 5-të gjatë vitit kishtar, ciklit të dytë 'B' po mё 4 shkurt, kalendari përkujton shën Eutikin, martir dhe shën Jozefin nga Leonesa, kapuçin. 

Ungjilli i liturgjisë së dielës nga shën Marku, e paraqet Jezusin të imepnjuar në misionin për shërimin e të sëmurëve. Krishti, përveç se është mjek i shpirtit, është edhe mjek i trupit: ky është mesazhi i pjesës së Ungjillit (Mk 1, 29-39) të kësaj së diele.

Të hёnёn me 5 shkurt, kalendari përkujton shën Agen, virgjër e martire; shën Adelajden, abateshë dhe shën Elizabeta Kanorin, nënë familjeje. 

Të martёn me 6 shkurt, kalendari përkujton shën Pal Mikin me shokë, martirë japonezë dhe shën Dorotenë, virgjër e martire.

Të mёrkurёn me 7 shkurt,kalendari përkujton shën Rikardin meshtar dhe të Lumin Piun IX, papë. 

Të enjten më 8 shkurt, kalendarit kishtar përkujton shën Jeronim Emilianin, themelues i Etërve Somaskë, pajtor qiellor i jetimëve dhe i të rinjve të braktisur, dhe shën Jozefina Bakhitën, virgjër. 

Të premten me 9 shkurt, kalendari përkujton shën Apoloninë, shën Sabinin. 

Të shtunёn me 10 shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Skolastikën, virgjër, motër e Shën Benediktit dhe shenjtorët Zotikun, Gjaçintin e Amancin martirë. 

Të dielёn e ardhshme me 11 shkurt, Kisha katolike do tё kremtojё tё dielёn e 6-tё gjatё vitit kishtar, ciklit të dytë 'B'. Gjithnjё mё 11 shkurt, Kisha katolike do tё kremtojё festën e Zojës Lurdë. 

04 shkurt 2024, 09:30