Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
LAVDET NË LATINISHT
Programe Podcast
 Disa të burgosur të përfshirë në shkëmbimin mes SHBA-së dhe Rusisë (ANSA) Disa të burgosur të përfshirë në shkëmbimin mes SHBA-së dhe Rusisë (ANSA)  (ANSA)

Shtetet e Bashkuara-Rusi: shkëmbim i madh i të burgosurve

Shkëmbimi më i madh i të burgosurve që nga Lufta e Ftohtë, ky ndërmjet Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe 5 vendeve të tjera aleate. Kjo ndodhi dje dhe ka të bëjë me 26 vetë. Janë gazetarë, ushtarë dhe zyrtarë të ndryshëm, të burgosur vitet e fundit. Negociatat për lirimin e tyre kishin kohë që po zhvilloheshin. Në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Biden dhe Zëvendësja Kamala Harris duartrokasin shkëmbimin, ndërsa Trump gjëmon: marrëveshja është e pafavorshme për SHBA-në

R. SH. - Vatikan

Quhet maksi-shkëmbim, përkufizim që nënvizon natyrën e jashtëzakonshme të ngjarjes, e cila nuk ka ndodhur në këtë shkallë prej dekadash, që kur epoka e blloqeve kundërshtare karakterizonte klimën e Luftës së Ftohtë në marrëdhëniet ndërmjet Moskës dhe Uashingtonit. Ndërkohë, të burgosurit e liruar nga Rusia mbërritën në Shtetet e Bashkuara me aeroplan, mëngjesin e sotëm, në bazën Andrews, pranë Uashingtonit. I prisnin presidenti amerikan Joe Biden dhe nënpresidentja, Kamala Harris, të cilët shprehën kënaqësinë për objektivin e arritur. E njëjta gjë po ndodh në Rusi dhe në vendet e tjera të përfshira në marrëveshje. Shkëmbimi i fundit, por vetëm i dy personave, mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, u bë në dhjetor 2022, kur basketbollistja olimpike amerikane, Brittney Griner, e cila ndodhej në një burg rus e akuzuar për trafikun e drogës, u shkëmbye me tregtarin e armëve, Viktor Bout, i cili ishte i burgosur në Shtetet e Bashkuara prej 12 vitesh.

Fryti i një negociate të gjatë

Diskutohej prej kohe, me negociata që nuk arritën kurrë në përfundim, për lirimin e të burgosurve të mbajtur në Rusi, SHBA dhe vende të tjera. Presidenti rus Vladimir Putin kishte kohë që kërkonte shkëmbimin. Sipas negociatave, ndërmjet tyre duhet të ishte edhe lideri i opozitës ruse, Alexei Navalni, i cili vdiq në një burg rus shkurtin e kaluar. Ndërsa mbeti Evan Gershkovich, reporter i Wall Street Journal, i arrestuar në Rusi në mars 2023 dhe i dënuar me 16 vjet për spiunazh. Familja e tij shpreh lehtësimin dhe gëzimin për këtë lirim pas 491 ditësh paraburgim.

Përplasje politike në SHBA për marrëveshjen

Ndikim i fortë ky, në fushatën zgjedhore amerikane ndërmjet Donald Trump dhe Kamala Harris. Kjo e fundit komentoi ashpër se ishte shkëmbim i pafavorshëm për Uashingtonin, duke hamendësuar se ishin paguar para, të ndërsa Trump i quajti "precedent i keq për të ardhmen". Megjithatë, ka shumë vëzhgues që e shohin këtë marrëveshje si zbutje të tensioneve mes SHBA-së dhe Rusisë.

02 gusht 2024, 14:56
Prev
February 2025
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728 
Next
March 2025
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031