Shenjtorët e javës 15-22 shtator
R.SH. - Vatikan
E diel 15 shtator, Kisha katolike kremton të dielën e 24-të gjatë vitit, e gjithnjë më 15 shtator, kalendari kishtar përkujton festën e të Zojës së Bekuar të Dhimbshme.
Në Ungjillin e kësaj së diele nga Marku, Jezusi na bën pyetjen vendimtare: “Ju, kush thoni se jam unë?” (Mk 8,29). Kësaj pyetje Pjetri apostull nuk i ikë: “Ti je Krishti, ti je Mesia”(Mk 8,29). Me këto fjalë Pjetri e njeh dhe pranon në Jezusin të dërguarin e Hyjit, Mesinë. Rrëfimi i fesë së tij është pika e parë e arritjes në dinamikën e ungjillit të Markut: nga mahnitja fillestare arrihet tek zbulimi, tek dëftimi i identitetit të Jezusit.
Të hënën më 16 shtator, kalendari përkujton shën Kornelin papë, shën Çiprianin ipeshkëv e martirë, shën Eufeminë martire dhe shën Vitorin, papë.
Të martën më 17 shtator, kalendari përkujton shën Robert Belarminin, kardinal, ipeshkëv e doktor i Kishës.
Të mërkurën më 18 shtator, kalendari përkujton shën Jozefin nga Kopertino, meshtar françeskan dhe shën Arianën..
Të enjten më 19 shtator, kalendari përkujton shën Gjenarin, ipeshkëv i Beneventos e martir.
Të premten më 20 shtator, kalendari përkujton shenjtorët Andreun Kim Taegon, meshtar me shokët, martirë koreanë.
Të shtunën më 21 shtator, kalendari përkujton shën Mateun, apostull e ungjilltar.
Të dielën e ardhshme më 22 shtator, Kisha katolike do të kremtojë të dielën e 25-të gjatë vitit kishtar, ciklit të dytë, sipas kalendarit liturgjik, e gjithnjë më 22 shtator kalendari përkujtohen edhe shën Mauricion me shokë, ushtarë e martirë.