Kërko

San Dionigi l'Areopagita San Dionigi l'Areopagita

Më 3 tetor kalendari kujton Shën Dionisin Areopagit

Dionis Areopagiti niset nga teologjia negative, që pohon se nuk ka Zot, e luajti rolin e ndërmjetësit, duke ballafaquar mendimin grek të epokës, me mistikën e sapolindur të krishterë. Ndërsa ndërmjetësit e teologjisë negative, synonin t’ia përshtatshin misteret e Hyjit logjikës njerëzore, Dionisi, duke mos e pranuar, arrin të pohojë se nga teologjia negative, besimtari mund ta njohë më mirë Hyjin në formën e teologjisë simbolike, që hap rrugën kundrimit dhe njohjes, që buron nga përvoja

R.SH. - Vatikan

Dionis Aeropagiti ishte një fisnik e filozof nga Athina që jetoi në shekullin e parë. Për urtinë e tij të jashtëzakonshme zgjidhet gjyqtar në Athinë e merr vendin në Aeropag, në asamblenë e dijetarëve. Dionisi mbeti i mahnitur nga predikimi i Palit apostull, i ftuar në Athinë për të shpalosur doktrinën e tij para Aeropagut. Pasi mori Pagëzimin, Dionisi u bë propagandues i madh i Ungjillit dhe krishterimit, aq sa të shugurohet për ipeshkëv të Athinës nga vet apostulli Pal.

Dionis Areopagiti. Përtej dyshimeve të arsyes me guximin e fesë

Është ringjallja nga të vdekurit që përfaqëson “shkandullin” më të madh për arsyen e njeriut, misterin më të vështirë për ta pranuar në zemër. Një e vërtetë kjo që kërkon guximin e fesë, guximin e besimit për të shkuar përtej dyshimeve, për të hequr dorë nga siguritë personale njerëzore dhe për të kundërshtuar mendësitë e kulturës "dominuese". Kështu bëri Shën Dionisi Areopagiti, i cili takoi Krishtin e Ngjallur falë predikimit të Shën Palit në Athinë.

Sipas kapitullit 17 të Veprave të Apostujve, në fakt, apostulli pati folur përpara njerëzve të mençur në Areopag. Në fillim fjalimi i tij i pati magjepsur të pranishmit, eksponentë të një kulture që ka qenë gjithmonë sinonim i përkushtimit për kërkimin e së vërtetës me mjetet e arsyes dhe të prirur mirë ndaj traditave të ndryshme fetare, por më pas, kur foli për Ringjalljen, Pali u tall nga dijetarët e Athinës.

Dionisi, megjithatë, ishte ndër ata që iu bashkuan Apostullit të popujve, apostullit të johebrenjve dhe sipas traditës ai ishte ipeshkvi i parë i Athinës. Për disa të tjerë, shenjti që kremtohet sot ishte një teolog i shekullit të pestë që përdorte emrin Dionisi si pseudonim.

03 tetor 2024, 10:29