Kërko

 MONS GJERGJ META, VESCOVO DELLA DIOCESI DI RRESHEN - ALBANIA MONS GJERGJ META, VESCOVO DELLA DIOCESI DI RRESHEN - ALBANIA

Imzot Gjergj Meta: Papa na kujton se pa dёgjim nuk ka informim tё mirё

Imzot Gjergj Meta, ipeshkёv i Rrёshenit, Sekretar i pёrgjithshёm dhe President i Komisionit tё Konferencёs Ipeshkёvnore Katolike tё Shqipёrisё pёr mediat e kulturёn, komenton mesazhin e Papës për Ditën 56-të Botërore të Komunikimeve Shoqërore, që u bë i njohur dje (24 janar), me temёn “Tё dёgjosh me veshёt e zemrës”. Papa na kujton se po humbasim aftësinë për të dëgjuar me zemёr tjetrin

R.SH. - Vatikan

Dje mё 24 janar u bё i njohur Mesazhi i Papës për Ditën Botërore të Komunikimeve Shoqёrore, qё do tё kremohet më 29 maj tё ardhshëm, me temёn “Tё dёgjosh me veshёt e zemrës”. Papa ia kushton mesazhit e tij dëgjimit,  pohon se sot “ekziston një shurdhim i brendshëm, më i keq se ai fizik”, dhe i thotё ‘jo "duologut", "infodemisë", "tundimit për të përgjuar e spiunuar" tjetrin, dhe i thotё po, përkundrazi, aftësisë për të dëgjuar tjetrin me vëmendje tё thellë, ‘me veshёt e zemrёs’, pёr tё kuptuar, kёshtu, realisht shqetësimin njerёzor, shpirtёror e shoqëror, pёr tё krijuar e pёrhapur njё informacion tё mirё.

E edhe në Kishë ka një nevojë të madhe për të dëgjuar tjetrin mё vëmendje e zemёr. Të dëgjosh do të thotë të dalësh nga vetvetja. Të kesh një zemër të hapur qё dёgjon, është  edhe ilaçi i më i mirë për të kuptuar dhe ndihmuar realitetin e pёrbashkёt shoqёror, kulturor e shpirtёror.

Imzot Gjergj Meta, ipeshkёv i Rrёshenit, Sekretar i pёrgjithshёm dhe President i Komisionit tё  Konferencёs Ipeshkёvnore Katolike tё Shqipёrisё pёr mediat e kulturёn, komenton për Radio Vatikanin – Vatican News mesazhin e Papës për Ditën 56-të Botërore të Komunikimeve Shoqërore: 

Imzot Gjergj Meta, komenton mesazhin e Papёs Françeskut për Ditën e 56-të Botërore të Komunikimeve Shoqёrore
25 janar 2022, 11:41