Shndërrimi i Krishtit
R.SH. - Vatikan
Shndërrimi i Jezu Krishtit është në qendër të Ungjillit të Lukë (Lk 9, 28-36).
“Në atë kohë, Jezusi mori me vete Pjetrin, Gjonin dhe Jakobin e u ngjit në mal për t’u lutur. Ndërsa po lutej, fytyra iu shndërrua e petkat iu bënë të bardha e të shndritshme si vetëtima. Kur qe, dy njerëz po bisedonin me të! Ishin Moisiu dhe Elia. Ata u dukën të rrethuar me lavdi e bisedonin me të për kalimin e tij nga kjo jetë që do ta bënte së shpejti në Jerusalem.
Pjetrin dhe shokët e tij i kishte lodhur gjumi, por qëndruan zgjuar dhe e panë lavdinë e tij dhe ata dy burra që po qëndronin me të”.
Lutje:
Atë ditë, mbi Mal, ti, Jezus,
për provën e madhe
apostujt i gatite;
për provën e mundimeve
e të vdekjes së tmerrshme.
Atë ditë ti u tregove
fytyrën tënde të shpërfytyruar
larë me gjak…
që të mund t’i shihnin tiparet
e Birit të Zotit,
të njeriut të dhimbjes,
edhe në të dënuarin,
të mbërthyerin me gozhda
përmbi kryq.
Atë ditë ti fole
me Moisiun, prijësin e madh,
e me Elinë, profetin,
që të zhdukje çdo dyshim,
përmbi misionin tënd,
mbi Planin besuar nga Ati:
Plan, që kalonte
nëpër shtigjet e një kodre,
nëpër Golgotë,
te Kodra e Rrashtave!
Atë ditë, mbështjellë me re
Apostujt e dëgjuan,
dhe e kuptuan, një zë, që shungullueshëm
zbriste nga lart:
“Ky është im Bir, i zgjedhuri,
Dëgjojeni!”.
Kjo ditë duhet të mbetej në kujtesë
si ditë hiri, si ditë takimi,
si gjurmë, që nuk shlyhet
mbi çdo shpirt;
edhe dhuratë
për rrugë të gjatë,
më të vështirën rrugë.
Pse mali yt i shndërrimit
o Zot i mbërthyer mbi kryq,
është edhe i shndërrimit tonë
ku mund të arrijmë,
vetëm si të jemi ngjitur
mbi kodrën e Golgotës…