Kërko

 Mons Gjergj Meta, presidente della conferenza episcopale d'Albania e vescovo di Rrëshen Mons Gjergj Meta, presidente della conferenza episcopale d'Albania e vescovo di Rrëshen

Imzot Meta vlerëson kontributin e madh të Atë Lellos S.J.

Me anë të një letre ngushëllimi Sh. T. Imzot Gjergj Meta, në emrin e Kishës Katolike në Shqipëri, shprehu ngushëllimet për humbjen e parakohshme të Atë Lello Lanzillit. Në një letër drejtuar Provincialit të jezuitëve, të Provincës së Mesdheut, Imzot Meta vlerëson kontributin e madh të Atë Lellos

R.SH. / Vatikan 

Me anë të një letre ngushëllimi Sh. T. Imzot Gjergj Meta, në emrin e Kishës Katolike në Shqipëri, shprehu ngushëllimet për humbjen e parakohshme të Atë Lello Lanzillit. Në një letër drejtuar Provincialit të jezuitëve, të Provincës së Mesdheut, Imzot Meta vlerëson kontributin e madh të Atë Lellos në fushën e edukimit, përqendruar kryesisht në Tiranë dhe Shkodër. Kontributi i tij vazhdon Imzot Meta në letër, bashkë me atë të jezuitëve të tjerë përbën një pjesë të konsiderueshme në historinë e ringritjes kishtare të dalë nga diktatura komuniste.

Ndër shumë detyra që ai mbajti me një autoritet të lartë spikat ajo e Atit Shpirtërorë në Seminarin e Shkodrës dhe e profesorit të moralit dhe psikologjisë. Po ashtu ai nuk hezitoi të merrte dhe të zhvillonte me shumë përkushtim edhe detyra të tjera,  që i qenë ngarkuar,  siç ishte ajo e drejtorit të gjimnazit Pjetër Mëshkalla si edhe në baritoren universitare.

Duke përmendur edhe përvojën e tij personale, Imzot Meta nënvizon, aftësinë e Atë Lellos në drejtimin e ushtrimeve Shpirtërore.

Duke i shprehur ngushëllimet familjes dhe mbarë provincës për humbjen e një personi si Atë Lello, në emrin e të gjithë ipeshkvijve të kishës katolike në Shqipëri, Imzot Meta e mbyll letrën duke siguruar afërsinë në lutje për mbarë familjen dhe njerëzit që e kanë dashur Atë Lellon.

Dom Mark Pashkja

Zëdhënës i Kish.

05 prill 2024, 14:39